Gazeta mujore e Tiranës, Nr. 21

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet 

Tirana Foto Festival 2018

 

Eventi më i rëndësishëm i fotografisë në Tiranë. Ja çfarë ndodhi në 9 ditë:

Muaji nëntor nisi fuqishëm me Tirana Foto Festival 2018, i cili u zhvillua nga 1-9 Nëntor 2018 në Muzeun Historik Kombëtar. Nata e hapjes ishte e jashtëzakonshme me praninë e mbi 300 të ftuarve. U dhanë tre çmime të mëdha fotografie dhe u çel ekspozita me 100 fotot më të bukura të zgjedhura nga rreth 7000 postime në mediat sociale. U prezantua Albumi Tirana 2018 me 100 fotot e ekspozitës. U zhvillua një workshop shumë interesant fotografie, u organizuan vizita dhe ture fotografie nga shkollat. Një falenderim për sponsorat tanë: Bashkia Tiranë, Muzeu Kombëtar, Phoenix Albania, Era Catering, Albania Holidays, Theranda Hotel, Manderina Promotions. Më shumë: 

Nëntori konsiderohet muaji festiv për të gjithë shqiptarët, sepse është muaji i Ditës Kombëtare të Pavarësisë. Por ky nëntor fillon me disa ngjarje të rëndësishme kulturore që ndodhin në Tiranë. Panairi i Librit, Festat kombëtare- Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit, Nata e Bardhë, janë disa nga eventet e mëdha të muajit. Por ka dhe plot gjëra për të shijuar. Më shumë

Çfarë ndodhi në tetor në Tiranë?
Shqiperia punon tokën- panair agro
 Panairi u hap më 12 -13 Tetor. Visit Tirana ishte në hapjen e panairit për të parë nga afër reagimet e vizitorëve por edhe të vetë fermerëve, të cilit kishin ardhur nga vende të ndryshme posaçërisht për këtë event. I gjithë sheshi “Nënë Tereza” ishte kthyer në një fshat të vogël me prodhimet bujqësore, artizanale si dhe ishin krijuar “ferma të vogla” me kafshë dhe shpendë. Shumë prej turistëve shihnin dhe provonin me kuriozitet rakinë shqiptare si dhe verën. Më shumë: 
Festa Kombetare e Austrise 
Dita Kombëtare e Austrisë u festua në Tiranë në një atmosferë shumë miqësore. Njerëz nga politika, ambasada dhe biznesmen ishin pjesëmarrës në këtë event të organizuar nga Ambasada Austriake. Ky eveniment i madh ishte në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018, ku përgjatë këtij viti mbi 70 aktivitete janë organizuar si: koncerte, shfaqje teatrale, filma, ekspozita, projekte gazetareske etj. Të gjitha aktivitete kanë qenë me tematikë të lidhjes historike midis Austrisë dhe Shqipërisë Më shumë:
Eventet në tetor
  • Maratona e Tiranës, Edicioni i Tretë
  • Nata e zjarreve nga Cirku Kombëtar
  • Fustanella Festival-Edicioni i 2-të
  • Extraterritoriality - Ekspozita e fotografisë
  • Orë aktrimi e hapur te Reja
  • Miss Globe 2018 në Tiranë
  • Konferencë 'Artet në Hapësirat Publike
Shqiperia feston 60 vjet në Unesco
Shqipëria feston 60 vjet në UNESCO në vitin 1958 u regjistrua si pjesë e kësaj organizate. Shqipëria është prej vitesh në hartën botërore për trashëgiminë e saj kulturore. Ne ndihemi krenarë pasi kemi të listuar tre qytete/sajte në UNESCO: Butrinti, Gjirokastra dhe Berat. Edhe pse Berati dhe Gjirokastra konsiderohen si një pasuri e vetme, ato janë dy qytete të veçanta për nga bukuria dhe historia e tyre, dhe janë destinacionet më të vizituara në vend. Më shumë:
Guardian: Tirana, kryeqytet kulturor
Prestigjiozja britanike i dedikon artikull Tiranës me titull: “Ndërtoje dhe ata do të vijnë; Tirana, kryeqyteti kulturor kozmopolitan i Ballkanit. Tirana nuk ndjek modelin e shumicës së qyteteve evropiane. The Guardian përmbledh në artikull të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë si dhe planet për qytetin në vitin 2030. "Tirana është një qytet i madh dhe i gjallë, i cili megjithëse ka luftuar me kalimin nga qendra e një vendi nën regjimin e komunizmit drejt kryeqyteti kulturor kozmopolitan të Ballkanit". Më shumë:
Eventet e pritshme në Nëntor
  • Kur bie mbrëmja' – Paradë me laterna
  • Panairi Kombëtar i Librit te Pallati i Kongreseve
  • Festa e Çlirimit të Tiranës
  • Festat Kombëtare 28-29 Nëntori
  • Ceremonia e çmimeve të DocuTIFF
  • Nata e Bardhë në Tiranë
Partnerët tanë
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.