Gazeta nr. 65, Gusht  2022
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com

Mbrëmjet e gjata buzë liqenit, koncertet te Amfiteatri i Liqenit, Kinema Verore, shëtitjet nëpër Tiranë, jeta e natës janë disa nga gjërat që mund të bësh në Tiranë në Gusht. Një nga arsyet për të qënë në Tiranë në Gusht është koncerti i Dua Lipës së bashku me artistë të tjerë që do performojnë në Sunny Hill Festival në Tiranë, në datat 26, 27, 28 Gusht. Lexo më shumë

 Rreth e qark Parkut të Liqenit Artificial me biçikletë 

Shëtitje me biçikleta në mushkërinë e gjelbër të Tiranës, Parku i Madh i Liqenit Artificial. Gjatë këtij turi me biçikleta do të bëjmë disa ndalesa për të shpjeguar se çfarë ndodhet në Park. Ky tur është konceptuar sipas rregullave për një turizëm të qëndrueshëm. 
 

Rezervo turin

 Aventurë në Kanionin e Shumokut në Tiranë 

Një atraksion fantastik jo shumë larg Tiranës që ja vlen të vizitohet tani në verë për shkak se kanioni nuk ka shumë ujë dhe është më i kalueshëm. Vapën nuk do ta ndjeni pasi e gjitha ecja do të jetë në freskinë që të ofron kanioni. Për të shkuar te Kanioni ju duhet patjetër guida, nëse dëshironi na kontaktoni.

Rezervo turin

 Shijojmë kafe tradicionale në Vilën e Sali Shijakut 

Një eksperiencë që duhet ta provoni patjetër gjatë vizitës tuaj në Tiranë. Do të provojmë kafen tradicionale shqiptare me objektet shekullore që i ka ruajtur familja e Sali Shijakut. Do të shihni hap pas hapi si piqet dhe bluhet kafeja të cilën mund ta pini në odë ose në oborr.  
 

Rezervo turin

 Turi i arkitekturës komuniste
në Tiranë

Vizitojmë atraksionet kryesore të Tiranës me biçikletë. Turi fillon nga sheshi Skënderbej, përshkon bulevardin kryesore, sheshin "Nënë Tereza", Parku i Madh, zona e Bllokut. Do të ketë disa ndalesa për të treguar historinë e godinave të ndryshme dhe fakte interesante. 

Rezervo turin
Kalendari i aktiviteteteve -Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinise

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.