Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com
Tirana në muajin Korrik është më pak e populluar gjatë orëve të ditës për shkak të temperaturave të larta dhe sepse shumë njerëz janë drejtuar vendeve bregdetare për pushime. Por kjo s’do të thotë që në Tiranë nuk ka gjallëri, përkundrazi pasditeve të vona dhe darkave Tirana ka një atmosferë fantastike
Java e parë e Korrikut është dedikuar Kulturës Turke, ku nga data 29 qershor deri në 7 Korrik do të zhvillohen shumë aktivitete si: koncerte, ekspozita, filma dhe workshope.
Më shumë!
Tirana është një qytet me arkitekturë të përzier për shkak të gjurmëve që kanë lënë pushtuesit e huaj, Otoman dhe Italian. Me anë të këtij itinerari ne duam t’ju tregojmë disa nga vilat më të bukura dhe më interesante të Tiranës së vjetër.
Adrenalina me zipline një nga aktivitetet më të veçanta që duhet patjetër ta provoni një here në jetën tuaj. Një fluturim me Zipline Albania me një pamje spektakolare, ku në njerën anë ngrihet Kalaja e Petrelës, dhe poshte lumi i Erzenit. Lexo më shumë!
Vizitojmë atraksionet kryesore të Tiranës me biçikletë. Turi fillon nga sheshi Skënderbej, përshkon bulevardin kryesore, sheshin "Nënë Tereza", Parku i Madh, zona e Bllokut. Do të ketë disa ndalesa për të treguar historinë.