The European Youth Capital 2022
Gazeta nr. 61, Prill  2022
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com

Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Koha është ideale për ecje në natyrë, shëtitje me biçikleta apo një piknik me familjen. Këtë muaj janë planifikuar shumë evente pjesë e programit të “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

 Lexo më shumë

Eksperienca në Tiranë

Shijojmë dhe mësojmë mbi produktet e ullirit

Një eksperiencë unike që duhet ta provojë vendas e i huaj që viziton Tiranën. Në Kalanë e Tiranës në dyqanin Subashi Oil Shop do të njihemi me produktet dhe varietet autoktone të ullirit si dhe do të krijojmë: vaj ulliri të aromatizuar me erëza, një produkt kozmetik me vaj ulliri si dhe degustojmë pate me vaj ulliri. Lexo më shumë!

Eksploro Kanionin e Shmokut në pranverë 

Ky kanion ndodhet në periferi të fshatit Priskë e Madhe. Është një kanion me lartësi deri në 10 metra të mureve të tij. Formacioni shkëmbor është "shtuf" pra shkemb ranor. Gjatësia e tij është rreth 200-300 metra ku në zona të caktuara bëhet i ngushtë dhe i lartë. Në të derdhen rreke uji si ujëvara të vogla që e zbukurojnë më shumë kanionin. Lexo më shumë!

Mëso artin e qëndisjes në Tiranë

Qëndisja ëshë një nga artet më të bukura dhe njëkohësisht terapeutike dhe këtë do ta mësojmë në dyqanin e “Tradita Popullore-Edlira” që ndodhet në Kalanë e Tiranës. Njëra nga zonjat do t’ju mësoj si të qëndisni, ku së bashku me të do të zgjidhni të mësoni hapat fillestar të qëndisjes. Punim tuaj do ta merrni dhuratë si suvenirë nga Tirana.
Lexo më shumë!

Bukuria e Ujëvarës së Kakunjës në pranverë

Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Kakunjë. Ndryshe ajo njihet edhe si ujëvara e Shkëmbit të Askolajt. Ajo ka një lartësi rreth 8-9m dhe përroi ku ndodhet është pjesë e degëve që furnizojnë lumin e Zhullimës. Ujëvara është përherë me ujë por në momente të pranverës dhe vjeshtës pas shirave ka me shumë prurje.Lexo më shumë!

Turizmi dentar, risia turistike e Tiranës
Turizmi dentar vitet e fundit po përmendet si risi në tregun shqiptar. Klinikat dentare janë të shumta vecanërisht në Tiranë, të cilat kanë nisur që ti përgatisin paketat jo vetëm me shërbimet që duan klientët për dhembët e tyre, por për tu krijuar atyre një qendrim të këndshëm, relaksues dhe argëtues në Tiranë po i ndërthurin të gjitha nevojat e tyre në një paketë të vetme. Lexo më shumë!
Evente në Prill

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.