The European Youth Capital 2022
Gazeta nr. 60, Mars 2022
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com
Muaji Mars sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë.  Marsi pritet me shumë entuziazëm nga ne shqiptarët për shkak të disa ditëve të shënuara si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit. Lexo më shumë

FemFest-festival dedikuar gruas shqiptare

FemFest mbledh artiste e artistë, aktviste e aktivistë, qytetarë që përmes debate, ekspozitës, shfaqjes, këngës, sfliatës, tu jap zë problemeve që nuk fliten, tu jap zë atyre që nuk dëgjohen. 4 ditë me programe të ndryshme  dhe marshimi në sheshin Skënderbej. Lexo më shumë!

Përjeto Tiranën si një vendas 

Ky tur është i krijuar për ju që dëshironi të njihnin Tiranën më shumë se sa atraksionet e saj.
Të silleni dhe ju si një vendas, ku do të bëni pazaret, do të pini kafe tradicionale, do të provoni ëmbëlsira dhe do të shijoni stilin e jetesës së ngadaltë siç u pëlqen Tironsave.
Lexo këtu.

Dita e Verës, festa unike e shqiptarëve

Quhet "Dita e Verës" edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi Si festohet sot? Lexo më shumë!

Mësojmë vallen e Napolonit

Nëse jeni të interesuar të mësoni mbi vallen popullore të Tiranës dhe doni të mësoni nga një profesioniste, kjo është përvoja që ne sugjerojmë për ju. Do të mësojmë vallen e Napolonit, e cila është valle e Shqiprisë së Mesme. 
Lexo më shumë

Evente në Mars
Me rastin e Ditë së Verës, i ftuari special do të jetë këngëtari me famë botërore, Maluma. Koncerti do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza". 
Situata Covid-19 dhe ndryshimi i masave
Në mbledhjen e Komitet Teknik të Ekspertëve më 2 Mars 2022 është vendosur që:
  • Hiqet ora policore
  • Mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura
  • Në fuqi mbetet masa me 30% të kapacitetit të hapësira ku zhvillohen grumbullime apo festa
  • Në aeroporte do të vijojnë të lejohet të qëndrojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që do vijojnë të mbajnë maskën.
  • Për qytetarët që hyjnë në Shqipëri mbetet në fuqi paraqitja e vaksinës
  • Vaksinimi është i këshillueshëm nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët
  • Të infektuarit me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.