Gazeta nr. 58, Janar 2022
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com
Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022

2022 padyshim do të jetë një vit i mbushur plot me aktivitete dhe evente madhështore që do të promovojnë Tiranë dhe të rinjtë e saj. Mbi 1000 evente janë parashikuar të mbahen në kuadër të kalendarit “Tirana Kryeqyteti i Rinisë Europiane 2022”. 

Dekori me dritat festive dhe pema e Krishlindjes qendron në sheshin Skënderbej deri dy javët e para të Janarit, kështu kemi ende mundësi të shijojmë kryeqytetin. Një vizitë në sheshin “Skënderbej”, një kafe te Pazari i Ri, apo një dreke te Kalaja e Tiranës do t’ju shijojë shumë këto ditë të ftohta janari.Nëse jeni shpirti aventurier, zona e Shëngjergjit do t’ju befasojë në Janar, ku zakonisht Liqeni i Lepurit ngrin dhe mund të bëni ski në akull.  Lexo më shumë

Ekspozitë: Historitë e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen

Një ekspozitë multimedia, përfshi foto, dokumente, dokumentar, histori të regjistruara, zëra, dhe shumë instalacione do të hapet në 21 janar deri 31 janar në Muzeun Historik Kombëtar. Lexo më shumë!

Lajme dhe evente të tjera

Dimë një vend në Tiranë ku gatuajnë mirë specialitet e detit

Në Tiranë gjen plot restorante që ofrojnë gatime deti, por ne dimë një ndër më të mirët që është hapur së fundmi, restorant “Habitat”. Restoranti ofron gatimet më të freskëta të detit të servirura plot finesë në ambientin komod dhe modern. Më shumë

Coriolanus- kryevepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar

Për ju që nuk patët mundësi ta shijoni shfaqjen premier në Dhjetor, mund ta ndiqni në datat 13-14-15-16 Janar.
Lexo këtu.

Një udhëtim në Syrin e Ciklopit në dimër

Monumenti natyror i quajtur Syri i Ciklopit është kthyer në një destinacion mjaft të kërkuar. Periudha më e frekuentuara është nga pranvera në verë. Por ka aventurier që nuk i tremben dimrit dhe e kanë vizituar pikërisht në janar. Lexo më shumë!

Sporte ujore në Liqenin e Tiranës 

Një aktivitet i bukur në Liqenin e Tiranës, paddle board është një sport që shijon shumë dhe në ditë dimri pasi duhet më shumë rezistencë dhe ekuilibër.
 

COVID 19-rregullat dhe kufizimet e përditësuara
Vazhdoni ndani fotot tuaja të dimrit në Tiranë duke përdorur hashtagun #TiranaWinter2022 ne Instagram. Bëhuni pjesë e TiranaPhotoFestival2022

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.