Gazeta nr. 57, Dhjetor 2021
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com
Krijoni kujtime të reja nën pemën e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ka kaq shumë për të shijuar në Tiranë duke filluar me: Fshatin e Festave, blerjet e dhuratave, patinazhi në qendër dhe shumë të tjera. Kryeqyteti ynë është stolisur me drita shumëngjyreshe në çdo cep. Lexo më shumë
COVID 19-rregullat dhe kufizimet e përditësuara

Dhurata artizanale për festat e fundvitit

Një dyqan me produktet artizanale të gjitha të krijuara nga produktet e pemës së ullirit Vendodhja në Kalanë e Tiranës e bën lehtësishtë të aksesueshëm nga vizitorët vendas e të huaj.
Lexo më shumë!

Tradita e Vitit të Ri në Shqipëri

Darka e Vitit të Ri është një traditë e vjetër për shqiptarët. Ndryshe nga shumë vende të tjera Europiane që festojnë Krishtlindjet, për Shqiptarët darka e Vitit të Ri është më e rëndësishmja. Në fakt tradita që kemi sot më shumë është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë 50-60 viteve të fundit. Lexo këtu.

Ku të shijoni dëborën në Tiranë

Zona e Shëngjergjit qendron e veshur me dëborë thuajse gjatë gjithë dimrit. Një eksperience autentike nëpër bredhat e mbuluar me dëborë. Pas shijimit të dëborës mund të kaloni kohën e mbetur në bujtina me oxhak duke soditur pamjen dhe shijuar një gotë verë. 

Posta Shqiptare me një muze
dedikuar historisë së pullave

Historia gati 110 vjeçare e shtetit shqiptar rrëfyer përmes pullave postare, të ekspozuara në këtë hapësirë të dedikuar Filatelisë dhe objekteve autentike të Postës Shqiptare. Më shumë

Evente në dhjetor

Disa prej eventeve që janë njoftuar deri më tani që priten të mbahen në Dhjetor:

  • 6 Dhjetor: Ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjeve: me një mini shfaqje nga fëmijët e vegjël të Tiranës në sheshin Skënderbej
  • Përmbyllja e Metrofest deri në 4-5 dhjetor
  • Coriolanus- vepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar, 17-18-19 Dhjetor
  • 14,15,16 dhe 17 dhjetor –La Bohem ne Teatrin e Operas dhe Baletit
  • 25 Dhjetor: Këngët e Krishtlindjeve, sheshi “Skënderbej”
  • 31 Dhjetor: Spektakli i fishekzjarreve i ndërrimit të viteve

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.