Gazeta nr. 56, Nëntor 2021
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, një iniciativë private që promovon Tiranën dhe bizneset turistike. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj.
Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com
Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku. Lexo më shumë
COVID 19-rregullat dhe kufizimet e përditësuara

Maratona e Tiranë, 2500 garues

Edicioni i pestë i Maratonës së Tiranës shënoi një numër të madh garuesish me rreth 2500 persona, ku 1500 ishin nga Shqipëria dhe 1000 nga vende të ndryshme të botës. Njihu me fituesit për secilën kategori këtu.

Tirana renditet e katërta në Europë për kulinarinë 

Një studim nga Uswitch.com ka mbledhur të dhëna nga Tripadvisor duke u bazuar nga vlerësimet e marra në lidhje me menunën, çmimin, gatime vegjetariane, bare që ofrojnë meze, pube etj. Lexo më shumë!

 ‘Humus’- shfaqje baleti nga TKOB

Premierë absolute nga trupa e baltetit e #TKOB. "Humus" është një himn për ekzistencën e natyrës dhe dashurisë për tokën. Historia se kujt i përkasim, kë duhet të mbrojmë dhe ku do të shkojmë. Lexoni më shumë

Fituesit e TiranaPhotoFestival21

Festivali vjetor që mbledh të rinjtë e apasionuar pas fotografisë ishte një sukses edhe këtë vit, i cili ishte edicioni i katërt që zhvillohet. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u vlerësuan 8 fotografë dhe videografë. Më shumë

Panairi: “Shijo produktet lokale
të Tiranës”

Për 3 ditë radhazi në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej” u zhvillua Panairi me produktet lokale të Tiranës. Një larmishmëri ngjyrash, aromash e shijesh të prezantuara me stenda që sillnin fshatin në qytet. Lexo më shumë

Metrofest 5- Teatri Metropol Qendra Kulturore e Tiranës

Për të pestin vit me radhë, Teatri Metropol organizon festivalin dedikuar veprës shqiptare të arkivit, një realizim që i përket trashëgimisë dramatike, teatrit dhe edukimit. 4 Nëntor - 9 Dhjetor 2021.  Më shumë

Reklamo biznesin tek Visit Tirana platforma e turizmit të kryeqytetit!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.