Gazeta nr. 55, Shtator 2021
COVID 19-rregullat dhe kufizimet e përditësuara
Koha kur moti freskohet mëngjeseve dhe mbrëmjeve të duhet një xhaketë e lehtë. Me një kafe në dorë ju mund të shëtisni nëpër qendrën e qytetit duke vizituar atraksionet kryesore, sheshin Skënderbej, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut. Për të shijuar vjeshtën në Tiranë, ne ju sugjerojmë të shëtisni nëpër pedonalen e Tiranës dhe të uleni në një nga baret aty për të soditur rënien e gjetheve duke shijuar një pije të ngrohtë.Lexo më shumë
Tirana Photo Festival (8-15 Tetor 2021)

Maratona e Tiranës-17 Tetor

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se edicioni i pestë i Maratonës së Tiranës do të organizohet në 17 Tetor. Maratona e Tiranës është eventi më i madh sportiv i vitit. Për t’u regjistruar klikoni këtu.

Cirku Kombëtar me shfaqje çdo fundjavë

Shfaqjet mund t’i ndiqni  çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11.00. Performojnë artistët më të mirë të cirkut tonë.  Biletat i gjeni pranë sportelit të Cirkut Kombëtar. 

AMO Sushi-kuzhina e vërtetë Aziatike në Tiranë

Amo Sushi restoranti më i ri Aziatik në kryeqytet me formulën “All you can eat”. Këtu do të zbuloni shijen unike të Sol Levante. Vendodhja strategjike te Kullat Binjake e bën më të lehtë për ta gjetur këtë vend fantastik.
Lexoni më shumë

Premierë në Teatrin Kombëtar

Premierë Absolute | 15 - 16 - 17 TETOR 2021
Një vepër komedi nga Alexis Michalik, me regji nga Indrit Cobani dhe Andia Xhunga. Mos e humbni: Më shumë

Tradita e Vajit të Ulliri, festë në Ndroq

Festa e vajit të ullirit në Ndroq në fabrikën "Tre miqtë". Do të njiheni me proceset se si prodhohet vaji i ullirit. Gjatë eventit do të ketë degustim të produkteve të zonës. 

Përjeto Tiranën ndryshe
në Hotel Unik

Shijoje pamjen e liqenit nga Hotel Unik. Këtu do të gjeni opsione të ndryshme qëndrimi duke filluar nga suitat e dizenjuara me vizion modern që ofrojne rehati, komoditet dhe privatësi. Mund të porosisni shërbim në dhomë nga kuzhina e restorantit Gambero. Më shumë

Reklamo biznesin tek Visit Tirana platforma e turizmit të kryeqytetit!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.