Gazeta nr. 54, Shtator 2021
Shtatori është ideal për të shijuar qytetin dhe natyrën që e rrethon Tiranën. Një muaj plot evente dhe festivale duke filluar me: Mural Fest, Mish MashFestival, Koncerti i Ermal Metes dhe shumë të tjera. Moti i ngrohtë favorizon shëtitjet e gjata nëpër qytet dhe eskursione të vogla ditore. Lexo më shumë
COVID 19-rregullat dhe kufizimet e përditësuara

Festivali Adriatik- Teatri Metropl 

Teatri Metropol do të nis sezonin e ri artistik me festivalin "Adriatik" i cili do të prezantohet për publikun e Tiranës me shfaqje teatrore, koncerte dhe takime studiuesish në datat 6-19 Shtator.
shumë

Koncerti i Ermal Metës

Ermal Meta rikthehet në Tiranë për një koncert të madh në Stadiumin Air Albania, në 17 shtator 2021.  
Koncerti është falas, por duhet të rezervoni vendin.
Kliko këtu për të rezervuar!

Çfarë të bësh në Pezë

Peza është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së Tiranës. Peza njihet dhe për ushqimin shumë të freskët direkt nga ferma në tryezë. Është një vend fanstatik për udhëtime familjare.
Lexoni më shumë

Festivali Mish-Mash Tirana 

Mish-Mash Tirana festivali muzikor që do të jetë dy netë radhazi në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. Me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Alban Skënderaj, Vesa Smolica, DJ Abelomania, , Dafina Zeqiri, DJ Adam Reeves. Më shumë

Mural Fest Tirana

Rikthehet Mural Art Fest në Tiranë. Duke nisur nga 1 shtatori deri në 30 shtator, 8 artistë ndërkombëtar do të pikturojnë disa nga muret e godinave të ndryshme nëpër Tiranë.  Më shumë

Vera e fshatit Shesh

Fshati Shesh ndodhet 9 km larg nga Tirana pranë fshatit Ndroq. Ky fshat nuk është i njohur vetëm për prodhimin e rrushit, por edhe për panoramën e bukur, nga ku mund të shohësh Tiranën dhe Durrësin.  Më shumë

 Photo Festival -Thirrja e fundit për aplikime

Data 19 shtator është afati i fundit për të dërguar aplikimet tuaja për konkursin e fotografisë. Festivali do të mbahet 7 ditë nga data 8-15 Tetor 2021. Më shumë info, këtu!

Reklamo biznesin tek Visit Tirana platforma e turizmit të kryeqytetit!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.