Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, një iniciativë private që promovon Tiranën dhe bizneset turistike. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj.
Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com.
Duke shpresuar për pak borë në qytet, ju mund ta shijoni atë plotësisht pak km larg Tiranës. Në Dajt, Malin me Gropa, Shëngjergj janari përgjithësisht vjen me borë. Pandemia është ende mes nesh, por lajmi i mirë është se vaksina mbërrin në Shqipëri këtë muaj, edhe pse në sasi të limituar. Koncertet dhe eventet e mëdha ende janë të ndaluara, por përsëri ne kemi gjetur se çfarë t'ju sugjerojmë për t'i dhënë pak dritë këtij muaji të ftohtë dhe jo festiv. Lexo më shumë
Michel Setboun rikthehet në Shqipëri me një ekspozitë që lë gjurmë të thella në mendjet e shqiptarëve. Setboun një fotograf francez ka shkrepur foto të paimagjinueshme 40 vite më parë, në periudhën më të errët të historisë shqiptare në diktaturë. Fotot e tij i solli në një ekspozitë të parë në 2018, por ai rikthehet me një tjetër ekspozitë, me të njëjtat personazhe të fotografuar 40 vite më vonë. Mos e humbni në qendrën COD deri më 20 shkurt. Më shumë
Liqeni i fshatit Prush
Ndodhet shumë pranë qytetit dhe për të shkuar atje ndiqet rruga nga qendra në drejtim të Vaqarit. Pa shkuar në Vaqarr kthehesh djathtas dhe ndjek rrugën per në fshatin Prush. Rruga është shumë e mirë dhe mund të shkosh deri pranë liqenit. Më shumë
Viti i Ri 2021 u prit në mënyrë të pazakontë në Tiranë. Për herë të parë në shumë vjet, sheshi Skënderbej në orën 12 ishte bosh, me spektaklin e fishekjarrëve pa spektatorë. Shih një galeri fotosh: Më shumë
Liqeni i fshatit Rov ndodhet midis Petrelës dhe Baldushkut, pikërisht buzë rrugës që i lidh këto dy zona. Rruga është kryesisht e mirë dhe mund të shkohet me makinë deri pranë liqenit. Buzë liqenit mbi kodër shtrihet fshati Rov. Më shumë
Anxhela Peristeri është këngëtarja që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021. Ajo u shpall fituese e festivalit të 59 të këngës në RTVSH, me këngën e saj Karma. Festivali u zhvillua nga 21-23 Dhjetor në Tiranë. Më shumë
Reklamo binesin tek Visit Tirana platforma e turizmit të kryeqytetit!
Që nga viti 2015, Visit Tirana ofron mundësi të jashtëzakonshme për të ekspozuar bizneset shqiptare të Turizmit për të arritur klientët e mundshëm në të gjithë botën. Publikimet tona online u japin turistëve vendas dhe atyre të huaj informacione per t'i frymëzuar të vizitojnë Tiranën dhe Shqipërinë. Reklamoni biznesin tuaj në të gjitha platformat tona online, shih paketat tona!