Gazeta mujore e Tiranës Nr. 35
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet 

ÇFARË TË BËSH NË TIRANË NË JANAR 2020 

Janari 2020 është muaji i parë i fillimit të një dekade. Visit Tirana uron me këtë rast që Shqipëria dhe Tirana si kryeqytet i saj të hyjnë në këtë dekadë me një mendësi ndryshe, më të përgatitur për gjithë sfidat që po përballon sot bota globale, më të fokusuar për mirëqënien e qytetarëve tanë, më të ndjeshëm ndaj të drejtave të çdo njeriu. Urojmë një qeverisje më të mirë dhe më shumë zhvillim dhe turizëm. Ky është dhe viti kur Tirana mbush 100 vjec, ndaj shpresojmë fillimin e një erë të re. Si çdo muaj, Visit Tirana ju fton të lexoni rekomandimet tona se çfarë të bëni në Janar në Tiranë. Lexo më shumë

Ndryshojnë çmimet e biletave në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është atraksioni kryesor për çdo turist të huaj që viziton Tiranën. Ju njoftojmë se që nga 1 Janari 2020 ka ndryshuar bileta për hyrjen në këtë muze, si për individë, grupe, studentë etj. Ju lutemi informohuni këtu për çmimet e reja.   

Terminale të reja autobusi në Tiranë në 2020

100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri. Lexo më shumë rreth ndryshimeve të reja në infrasktrukturë në Tiranë

Si u festua Viti i Ri në Tiranë

Viti i Ri 2020 në Tiranë u festua në një atmosferë fantastike. Mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Skendërbej për të parë koncertin dhe spektaklin e fishekzjarreve. Shihni një foto galeri këtu nga festimet e vitit të Ri në Tiranë. 

Arilena Ara drejt Eurovizion 2020

Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që do të mbahet në Hollandë më 16 maj 2020. Më shume
Eventet e muajit Janar 2020

Konkurs fotografik në mediat sociale

Mos harroni të bëheni pjesë e konkursit tonë fotografik në mediat sociale #TiranaWinter2020. Postoni në Instagram, fotot tuaja të Tiranës në dimër duke përdorur këtë hashtag. Konkursi i hapur deri në 29 Shkurt 2020. Më shumë
Partnerët tanë
Turizmi nuk bëhet vetëm, por së bashku mund ta bëjmë Tiranën qendër të turizmit rajonal. Për bashkëpunime, reklama, sponsorizime të eventeve tona, na shkruani: contact@visit-tirana.com
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.