Gazeta mujore e Tiranës Nr 28
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet 

Miq të Visit Tirana! Po vjen eventi më i madh i fotografisë në Tiranë, Tirana Photo Festival 2019. Konkursi është hapur më 1 maj dhe fton gjithë fotografët amatorë dhe profesionistë të dërgojnë fotot e tyre nga e gjithë Shqipëria. Çmimet për fituesit ofrohen nga sponsorat tanë Ministria e Kulturës, dhe Fujifilm Albania. Nëse do të bëhesh sponsor, i këtij festivali, na kontaktoni. Tirana Photo Festival është nominuar si "Fushata më e mirë Turistike e vitit 2019" nga Emerging Europe 

Më shumë
Çfarë të bëni në Qershor në Tiranë
Tirana është magjike në Qershor. Muaji do të nisi aktivitetet për Festën e 1-Qershorit. Koncerte nga artistë dhe grupe të njohura shqiptare do të mbushin skenat e kryeqytetit në Qershor. Atraksione të reja për t'u vizituar. 
Më shumë

Colour Day Festival Albania- Edicioni i Dytë

Tirana gjallërohet nga ngjyrat e "Colour Day Festival". Mijëra të rinj u mblodhën në sheshin "Nënë Tereza" dhe kërcyen nën ritmin e muzikës për 12 orë. Të ftuar artistë vendas e të huaj argëtuan pjesëmarrësit me muzikën e tyre nën adrenalinën e hedhjes së ngjyrave. 
Më shumë

Zbuloni Ujëvarat e Tiranës

Tirana është e bekuar me bukuritë natyrore që gjenden ne rrethinat e saj me pamje fantastike. Nëse do të vendosni të eksploroni natyrën përreth Tiranës, patjetër duhet të vizitoni dhe ujëvarat mahnitëse.
Ne ju tregojmë se cilat janë ato. 

 
Më shumë
Hapet në Tiranë Shtepia Muze e Ismail Kadaresë
Këto ditë u hap në Tiranë shtëpia e Ismail Kadarëse, ku ai ka jetuar dhe shkruar pjesën më të madhe të librave të tij. Tashmë vizitorët do të kenë mundësi të shohin muzeun më të ri në Tiranë dhe të vetmin dedikuar një shkrimtari të madh.
Më shumë
Ansambli Folklorik nga Rusia surprizon publikun në Tiranë
Më 17 maj, në ambientet e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodhokse, Ansambli muzikor rus “Jarmarka” nga Rusia mahniti publikun kryeqytetas me një performancë krejt të veçantë. Grupi folklorik surprizuan me këngën dhe vallen shqiptare. 
Më shumë
Liqenet e Tiranës
Ka plot liqene rreth Tiranës dhe liqene mahnitës të fshehur nëpër malet dhe kodrat e Tiranës, të cilat ja vlen të vizitohen në çdo stinë. Në shumë prej tyre mund të kryeni aktivitete sportive si: vozitje me varka,  kanoeing dhe kayaking. 
Më shumë

Eventet e muajit Qershor

  • 1 Qershori – Aktivitete për festën e 1-Qershorit
  • 2 Qershor: "Albanian Pop Rock Duets" Koncert në Amfiteatrin e Tiranës
  • 1-2 Qershor: Komedia "Tango" te ArTurbina
  • 1-8 Qershor: Festivali Artit Mural në Tiranë
  • 1-2 Qershor: - “La Sylphide” balet te ArTurbina
  • 8 Qershor: Koncert recital nga Petrit Çeku në Amfiteatrin e Tiranës
  • 13 Qershor- "Kush tjetër nëse jo ne?" film gjerman
  • Vazhdon të jetë e hapur ekspozita "Arkivi Fotografik 1928-1931" e çiftit Italian Quaroni, në COD
Shih gjithë eventet
              Albumi "Tirana2018" është një dhuratë ideale në çdo kohë
Partnerët tanë
Turizmi nuk bëhet vetëm, por së bashku mund ta bëjmë Tiranën qendër të turizmit rajonal. Për bashkëpunime, reklama, sponsorizime të eventeve tona, na shkruani: contact@visit-tirana.com
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.