Gazeta mujore e Tiranës Nr. 37
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza

Çfarë të bësh në Mars në Tiranë!

Muaji Mars simbolizon ardhjen e pranverës. Është nga muajt më të bukur për të vizituar Tiranën. Shqiptarët festojnë disa ditë të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës dhe e Gruas (8 Mars), Dita e Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars 'Dita e Nevruzit'. Më shumë

8 Mars- Dita Ndërkombëtare e Gruas

Dita e Verës 14 Mars, festa unike pagane e Shqiptarëve

Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Festa ka rezistuar prej shekujsh dhe festohej vetëm në Elbasan, por tashmë është ditë pushimi dhe festohet në gjithë vendin. Lexo më shumë

Rakip Shabani-piktori që përjetëson historinë shqiptare

Gallery43 është galeria personale e piktorit Rakip Shabani. Në të janë të ekspozuara rreth 100 vepra të autorit që i takojnë një periudhe kohore nga viti 1969 deri në 2020. Tirana e vjetër zë një vend të veçantë në punimet e tij. Më shumë

7 Marsi, pse festohet në Shqipëri "Festa e Mesuesve" 

7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit në Shqipëri, dhe festohet në të gjitha shkollat në Shqipëri. Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë. Më shume

‘Ju flet Tirana’- Historia e Radio Tirana 

“Ju flet Tirana”! Kjo ishte hapja e edicioneve informative të radios së parë në Shqipëri, Radio Tirana, që dikur i ndiqte me emocion çdo shqiptar.  Godina e parë ende ekziston, do ishte bukur të kthehej në muze. Lexoni historinë e radios.

Konkurs fotografik në mediat sociale

Përfundoi konkursi #TiranaWinter2020, dhe së shpejti do shpallim fituesit. Ndërkohë gjithë fotot e pranverës ju ftojmë ti postoni me hashtagun #TiranaSpring2020. Konkursi i hapur deri në 1 Mars- 31 Maj 2020. 
Partnerët tanë
Turizmi nuk bëhet vetëm, por së bashku mund ta bëjmë Tiranën qendër të turizmit rajonal. Për bashkëpunime, reklama, sponsorizime të eventeve tona, na shkruani: contact@visit-tirana.com
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.