Gazeta mujore e Tiranës Nr. 36
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet 

Gëzuar 100 vjetorin eTiranës, si kryeqytet i Shqipërisë!

Ndiqni kalendarin e eventeve të përgatitura nga Bashkia Tiranë 

Koncert festiv me këngëtarë të muzikës popullore tiranase do të mbahet më 11 shkurt në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ora 19.00. Ndiq kalendarin e plotë të eventeve në Shkurt.  Më shume

Tirana mbush 100 vjet si kryeqytet i Shqipërisë

Më 11 Shkurt 1920, Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në Kongresin e Lushnjës. Tirana u zgjodh për arsye se shumë qytete të tjera të Shqipërisë ishin të pushtuara, ndërkohë kishte dhe pozicionin më të favorshëm strategjik, si kryqëzim mes rrugëve të ndryshme, veri-jug e lindje-perëndim. Lexoni më shumë për këtë ngjarje madhore për historinë e Tiranës. 

ÇFARË TË BËSH NË TIRANË NË SHKURT 2020 

Shkurti 2020 është muaji i fundit i dimrit dhe i trokitjes së pranverës. Për Tiranën ky muaj shënon dhe 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë, pra është një muaj i veçantë dhe me aktivitete. Por Shkurti është quajtur ndryshe dhe muaji i dashurisë, pasi Shën Valentini ndihet dhe festohet bukur në Tiranë. Këto janë sugjerimet e Visit Tirana, se çfarë të bësh në Shkurt në Tiranë. Lexo më shumë

Ku të festosh Shën Valentinin në Tiranë

Shen Valentini është një festë që ka nisur të festohet prej më shumë se një dekade në Tiranë. Në rrugët e kryeqytetit ndihet atmosfera romantike e kësaj feste. Ja se ku mund të festosh Shën Valentinin në Tiranë.

Tirana, një ndër 6 kryeqytetet më ekonomike në Europë

Një blogere e Travel Awaits media, Katy Spratte ka listuar 6 kryeqytete të Europës që gjithkush duhet t'i vizitojë. Për Tiranën ajo thotë se është një vend në zbulim, që ofron shije mesdhetare me cmime shumë të lira krahasuar me fqinjët Greqia. Më shumë

 Financial Times rekomandon: Shqipëria një nga 9 destinacionet për 2020

Shqipëria listohet nga Financial Times si një ndër destinacionet e mrekullueshme që duhen vizituar në 2020. Artikulli veçon udhëtimet në Alpe, turet historike në vendet UNESCO, festivalet etj, duke thënë se Shqipëria është një parajsë për ata që e vizitojnë.  Më shume

Konkurs fotografik në mediat sociale

Mos harroni të bëheni pjesë e konkursit tonë fotografik në mediat sociale #TiranaWinter2020. Postoni në Instagram, fotot tuaja të Tiranës në dimër duke përdorur këtë hashtag. Konkursi i hapur deri në 29 Shkurt 2020. Shihni cilat do jenë çmimet për fituesit tanë. Më shumë
Partnerët tanë
Turizmi nuk bëhet vetëm, por së bashku mund ta bëjmë Tiranën qendër të turizmit rajonal. Për bashkëpunime, reklama, sponsorizime të eventeve tona, na shkruani: contact@visit-tirana.com
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.