Gazeta mujore e Tiranës Nr 26
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet 

Të dashur miq të Visit Tirana! 
Ju sjellim gazetën tonë të radhës me aktivitetet që do të ndodhin në Prill në Tiranë. Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe, ditët janë të ngrohta dhe turistët të shumtë. Aktivitetet outdoor janë të larmishme. Në 21 prill festohen Pashkët Katolike dhe 28 prill Pashkët Ortodokse. Ka dhe një seri eventesh si Panairi i Turizmit, Ballo Vjeneze, Ekspozita fotografike etj. Lexo më shumë se çfarë të bësh në Prill në Tiranë.. 
Shpallen fituesit e konkursit fotografik #TiranaWinter2019
Visit Tirana shpalli në 13 Mars te Reja çmimet e konkursit #TiranaWinter2019. Nga 50 foto, u zgjodhën 10 foto më të mirat, ku 6 prej tyre u vlerësuan me certifikata mirënjohje dhe 4 me çmime të mëdha fal sponsorave të konkursit.
Më shumë

Parku i aventurave në Dajt, rihapet në Prill 

Parku i Aventurave në Dajt është një atraksion mjaft popullor në Tiranë, veçanërisht në pranverë dhe verë. Këtë vit hapet në prill, më herët se viti që shkoi. Por si mund të shkoni atje? Lexoni guidën tonë këtu.. 
Më shumë

Shkoni në Tiranë për arkitekturën, historinë dhe stilin e jetës

Kxan36-revista online jep disa arsye për të cilat duhet të vizitosh Tiranën ku nënvizon arkitekturën dhe gjurmët e komunizmit, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe kulturën e kafesë. 
Më shumë
Legjenda e plakave të prillit
Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit. Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të  një legjende të njohur në Shqipëri.
Më shumë
Turizmi solli 1.8 mld euro në 2018
Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi në vitin 2018, çka përbën nivelin më të lartë historik. Në 2018, turizmi u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë. 689 mln euro hynë në tregun shqiptar gjatë sezonit veror. 
Më shumë
10 blogere të njohura italiane, vijnë në Tiranë
Për 5 ditë 10 bloggerë udhëtimi Italianë do të vizitojnë Shqipërinë dhe do të ndajnë përshtypjet e tyre në rrjetet sociale. Synimi i tyre, ti tregojnë të gjithëve se sa e bukur është Shqipëria. Qendra e tyre do të jetë Tirana.
Më shumë
Ku të hani në Tiranë
Kulinaria shqiptare po fiton reputacion në botë për kuzhinën e saj unike dhe shumë të shijshme. Restorantet më të mira ndodhen në Tiranë, ku ju mund të gjeni thuajse në çdo qoshe apo cdo rrugë një vend të mirë për të ngrënë. 
Më shumë

Urimet më të mira për 1999 - Ekspozitë në Tiranë

Ekspozita “Urimet më të mira për 1999” prezanton një koleksion të vecantë veprash që rikthehen pas 20 vitesh në Tiranë nga Amsterdami nga artisti Jan Dibbets. Tashmë ekspozita rivjen nën kurimin e Arnisa Zeqos.
Më shumë

Eventet e muajit Prill

Shih gjithë eventet
              Albumi "Tirana2018" është një dhuratë ideale në çdo kohë
Partnerët tanë
Turizmi nuk bëhet vetëm, por së bashku mund ta bëjmë Tiranën qendër të turizmit rajonal. Për bashkëpunime, reklama, sponsorizime të eventeve tona, na shkruani: contact@visit-tirana.com
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.