Muaji Mars shënon ardhjen e pranverës dhe lulet çelin gjithandej. Ky është një ndër muajt më të bukur për të vizituar Tiranën. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Ne e presim me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike që festohen këtë muaj, të cilat po i ndajmë në këtë artikull edhe me ju.
|