GAZETA MUJORE E TIRANËS - Nr. 17

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Shpallen fituesit e #TiranaSpring2018, te instalacioni "Reja"
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së enjtes, në 13 Qershor, Çmimet e konkursit #TiranaSpring2018. Eventi i ceremonisë u organizua nga kompania Manderina Promotions produkt i të cilës është VisitTirana. Në një ceremoni të këndshme te Reja me të ftuar pjesëmarrësit e konkursit, dhe dashamirës të fotografisë u ndanë 10 çmime per 10 fotot me te bukura. Konkursi #TiranaSpring2018 u zhvillua për 3 muaj në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twitter, por fotot më të shumta ishin nga Instagrami ku pjesëmarrësit përdorën hashtagun #TiranaSpring2018 në postimet e tyre me foto nga Tirana në pranverë.

Më tepër
Boom turistësh në Tiranë, 300 mijë vizitorë në 6 muajt e parë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tirana është kthyer në destinacion e preferuar të turistëve nga vende të ndryshme. Vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2018, Tiranën e kanë vizituar 300 mijë turistë të huaj, që tashmë ndalojnë për një periudhë kohore më të madhe se vitet e kaluara.Bashkia Tiranë ka bërë të ditur që numri i turistëve nga viti 2016 deri tani ka patur një rritje të konsiderushme gati dyfishuar. Numri i turistëve në 2016 ka qenë rreth 300-400 mijë gjithe vitin, ndërsa në 2017 pothuajse shkoi në 600 mijë e më shumë.Por këtë vit turistët duket se po dyfishohen. Vetëm në 6-mujorin e parë kemi 300 mijë turistë.

Më tepër
Sheshi Skënderbej, hapësira më e mirë publike në Europë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Tirana është me fat që ka një shesh gjigand, i cili tashmë merr dhe konfirmimin europian si hapësira më e mirë publike e vitit 2018. Ne si Visit Tirana kemi promovuar vazhdimisht Sheshin Skenderbej, që nga hapja e tij një vit më parë, duke sjellë thuajse cdo ditë foto nga qendra e Tiranës. Sheshi Skëndërbej është vendi më i fotografuar në Tiranë, fotot e të cilit dominojnë konkurset tona fotografike. Në 20 Qershor, në Barcelonë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për hapësirat më të mira publike në Europë për vitin 2018, ku sheshi Skënderbej në Tiranë, u vlerësua me çmimin e parë.

Më tepër
Rita Ora elektrizon publikun në Tiranë me vallen shqiptare
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Rita Ora elektrizoi atmosferën në Tiranë me koncertin e saj të datës 3 qershor të zhvilluar në Sheshin Skënderbej. Rita Ora këndoi këngët e saj më të bukura, shumica e të cilave janë mjaft të njohura nga brezi i ri në Shqipëri dhe kudo në botë. Qytetarët këndonin bashkë me të, duke tundur në ajër dritat e celularëve. Ishte e pamundur të shihje koncertin për qytetarët në rreshtat pas, pasi duart e ngritura lart nga të gjithë që filmonin, pengonin shikimin për mijëra e mijëra njerëz që ndodheshin në radhë deri te Pallati i Kulturës.


Më tepër
Street Art dhe Mural Art pushtojnë Tiranën
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Tirana po zbukurohet nga arti mural që ka pushtuar dhe ka zbukuruar lagjet e vjetra të qytetit. Shumë prej jush mund t’i ketë parë disa grupe te rinjsh që lyejnë e pikturojnë pallatet e Tiranës dhe mund të jeni bërë kurioz për domethënien e artit që ata kanë krijuar. E gjitha kjo është bërë në kuadër të Mural Art Festival, një aktivitet ku morën pjesë 13 artistë vendas dhe të huaj. Tirana është bërë e njohur për ndërtesat e saj shumëngjyrëshe, për të cilat ne kemi krijuar një tur me ndërtesat më të bukura.

Më tepër
Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Në Konak, ishte një shfaqje fantastike e muzikës tonë popullore, e organizuar më 7 Qershor në mjediset e Muzeut Kombëtar. Një aktivitet ku u treguan vlerat më të mira të muzikës, kërcimeve dhe veshjeve popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë.Koncerti u organizua nga Asambli Folklorik i Tiranës, pjesë e Teatrit Metropol. Atmosfera e krijuar ishte shumë e bukur. Që në fillim të ftuarit u mirëpriten nga vajza të veshura me veshje popullore dhe duke servirur nga një gotë raki të gjithëve.

Më tepër
Mijëra qytetarë ndoqën koncertin e magjishëm të Ermal Metës
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Ashtu siç ju lajmëruam në artikullin tonë për rekomandimet e Qershorit, ky muaj nisi super me koncertin e Ermal Metës në skenën e madhe të sheshit “Skënderbej”, ku këndoi hitet e tij më të mira.Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën dhe më pas radha ishte e fituesit të Sanremos, Ermal Meta, që solli një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë. Duartrokitje dhe ovacione pafund e emocionuan këngëtarin e talentuar nga Shqipëria, i cili ka arritur të jetë një nga këngëtarët më të suksesshëm në Itali, ku fitoi dhe Festivalin e Sanremos 2017.

Më tepër
Mobike- biçikletat portokalli do t’ju lehtësojnë jetën në Tiranë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Vetëm një ditë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë prezantoi ‘Mobike’, biçikletat smart që mund t’i përdorin qytetarët e Tiranës. Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet. Tirana gjithashtu po shton korsitë e biçikletave për përdoruesit e saj.

Më tepër
Gazeta Britanike “Metro” jep arsyet përse të shkosh në Tiranë, Shqipëri
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Gazeta e mirënjohur britanike “Metro” ka renditur 7 arsye përse të shkosh në Shqipëri, dhe sigurisht një ndër arsyet e mëdha është dhe kryeqyeti i Shqipërisë, Tirana. Tirana është një qytet energjik që të ofron shumë gjëra për të parë e bërë, nga baret trendy dhe restorantet e mira, arkiktetura intriguese deri te muzuemet e komunizmit.Në panoramën e bukur të Shqipërisë do të shihni vende-vende bunkere atomike të ndërtuara në periudhën e komunzimit me urdhër të ish-diktatorit Enver Hoxha. Një ndër bunkeret e mëdha dhe është kthyer në muze, Bunk’Art 1, një muze i mbushur me të dhëna dhe sekrete të regjimit komunist i hapur në vitin 2014.


Më tepër
Tirana, qytet me karakter dhe plot gjallëri
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tirana është një qytet plot me karakter dhe i 'çuditshëm'. Sipas "Travels of Bookpacker", Tirana ja ka dalë të shkëlqejë dhe të gjallërohet edhe pse me një të kaluar të errët të periudhës së komunizmit në Shqipëri. Në këtë qytet optimist ju do të gjeni gjithçka, nga baret hipi deri të bunkeret nëntokësorë. Bëni një tur në këmbë dhe zbuloni historinën e lashtë dhe të tashmen e Tiranës, vizitoni edhe muzeun brilant Bunk’Art. Nëse ju pëlqen të shëtisni gjatë në qytet, atëherë ju sugjerojmë të shihni artin në rrugë, muralet si dhe godinat e pallatave shumëngjyrëshe të lyera së fundmi për t’i dhënë gjalleri qytetit. Gjithashtu në Tiranë mund të gjesh ushqime të lira dhe të shijshme deri te restorantet elegante dhe fine.

Më tepër
BBC shkruan për bunkerin e komunizmit në Tiranë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Historia e errët e komunizmit në Shqipëri ka tërhequr shumë vizitorë dhe mediat e mëdha botërore kanë shkruajtur për shenjat që kanë lënë komunizmi në Shqipëri. Këtë herë BBC i kushton një artikull bunkerit bërthamor të gjendur në Tiranë, të cilin e quan Bunkeri Bërthamor “Bunk’Art 1- “Koreja e Veriut në Europë”. Shqipëria komuniste ishte një nga vendet më të izoluara në Europë. Frika nga pushtimi, regjimi i asaj kohe ndërtoi një bunker sekret bërthamor. Sot, ai bunker është kthyer në një atraksion turistik.

Më tepër
Zëri i ngrohtë i AYO në një mbrëmje me shi
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
“Nënën e kam të bardhë, babain me ngjyrë, por unë jam 100 % si të dy. Jam njeri si ju”. Këto mesazhe dashurie për njerëzit dhe Zotin shoqëruan këngët e bukura të këngëtares së njohur në mbarë botën AYO. Pavarësisht shiut të dendur, qindra vetë kishin mbushur shkallët e Amfiteatrit te liqeni për të ndjekur koncertin e saj e parë në Shqipëri. Publiku këndoi bashkë me të, dhe duartrokiti gjithë kohës mesazhet e saj. AYO u nderua dhe me Çelësin e Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Qershor
  • Triathlon Tirana-garë sportive
  • Baleti 'Liqeni i Mjellmave' tek Pallati i Kongreseve
  • 'Komedia që shkon për dreq' tek Teatri Kombëtar
  • Java e Arteve Skenike Spanjolle në Shqipëri
  • Yoga Fest 2018 në Parkun e Madh
  • 'Mbretëresha' tek Teatri Kombëtar
  • Koncerti ' Zërat e Bardhë' te Amfiteatri
Më tepër
Eventet e pritshme në Korrik
  • Eleni Foureira koncert në Tiranë

  • Daddy Yankee koncert në Tiranë

  • 'A vdiq ai' shfaqje tek Teatri Kombetar

  • Rita Ora koncert në Tiranë

  • Kampi Veror 'Sport Fest'

  • Ekspozita '32 Gjashtë Dhjetë e Nëntë' tek Bazament Art Space

  • Artizanati Shqiptar në Pazarin e Ri

  • Netët e Kinemasë Italiane tek Reja në Tiranë

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Partnerët tanë: color-link-48.png
Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat