GAZETA MUJORE E TIRANËS - Nr.15

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Kafja për shqiptarët, stil jetese
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
A e dini se Tirana është qyteti i dytë në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë? Sipas statistikave 18 % e bizneseve në Shqipëri janë bare ose restorante. Shqipëra është vend i dytë pas Spanjës, e ndjekur nga Qipro. Këto nuk janë thjesht statistika. Kjo mund të shihet shumë qartë nëse viziton Tiranën. Çdo turist që vjen për herë të parë në Tiranë i bën përshtypje numri i lartë i bareve në çdo cep të kryeqytetit. Kultura e kafesë mund të thuhet se është kthyer në një traditë në Shqipëri, në një stil jetese. Këtu nuk mund t’a fillosh ditën pa kafe.

Më tepër
Plani për gjelbërimin e tarracave
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Një projekt i ri është prezantuar nga Bashkia e Tiranës për të transformuar tarracat e pallatave të gjelbra. Para disa kohësh Bashkia e implementoi këtë si projekt në tarracën e godinës së Bashkisë dhe tani kërkon që ta aplikojë në të gjitha apartamentet private me ndihmën e Eco Movement, GEF dhe Europol. Kur kopshti i parë në tarracë u krijua në Bashkinë e Tiranës, shumë njerëz menduan se kjo do të shtrihej si projekt në të gjitha ndërtesat e institucioneve. Por vetë komuniteti do të jetë kontribues.

Më tepër
5 vendet më të fotografuara në Tiranë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Tirana po kthehet një nga qytet më tërheqëse në Shqipëri. Ka shumë zona interesante në Tiranë ku mund të dalësh me aparatin fotografik ose celular dhe të shkrepësh foto. Teknologjia dhe internet i ka mundësuar njerëzve që të postojnë foto në çdo moment të ditës në mediat e tyre sociale. Në bazë të analizës së Visit Tirana nga konkurset në mediat sociale këto janë 5 vendet më të fotografuara në Tiranë: Liqeni Artificial, Sheshi Skënderbej, Lumi Lana, Mali i Dajtit dhe Pedonalja e Tiranës.


Më tepër
Shija e kuzhinës italiane në Tiranë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Nuk ka dyshim që kuzhina italiane është një nga më të njohurat dhe të preferuarat në botë. Ajo mbetet e preferuara edhe për shqiptarët. Në Tiranë ekziston një vend ku të merrni shijen e vërtetë të kuzhinës italiane, një ambient i kuruar ku i gjen të gjitha në një: bar, lounge dhe restorant. Più 39 Food & Clubs është restoranti eskluziv i vendosur në qendër të ish-Bllokut, në zonën më aktive, rinore dhe më të gjallë të kryeqytetit. Këtu nuk gjen vetëm kuzhinën e mirë, por dhe një ambient fantastik.


Më tepër
Një vizitë në Kopshtin ‘e braktisur’ Botanik
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Kopshti Botanik një prej pasurive natyrore të Tiranës, është lënë në harresë. I ndërtuar në vitin 1964 dhe i përfunduar në vitin 1971, ai është një oaz qetësie në Tiranë. Edhe pse i lënë paksa pas dore, sërish kopshti është magjepsës me bimësinë e gjelbër. Në periudhën e pranverës të mahnit me aromat e luleve të shumëllojshme. Vendi është ideal për të pushuar fundjavave me familjen dhe miqtë, pasi bileta është shumë e lirë, vetëm 50 lekë. E ndërsa nga qytetarët e Tiranës është harruar, ky vend është i preferuar për çiftet që bëjnë sete fotografike të fejesës dhe dasmës.

Më tepër
Fëmijët japin mesazhe për Ditën e Tokës në Tiranë
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Në Ditën Botërore në Tiranë u mbajtën një sërë aktivitetesh sensibilizuese. Por ajo që na bëri më shumë përshtypje ishin një grup nxënësish nga shkolla e ‘New York Basic Education’, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, ata ishin në një mision: të përhapnin mesazhe për të mbrojtur mjedisin. Ata ndalonin njerëzit në rrugë dhe u jepnin atyre fletushka me mesazhe për të mbrojtur mjedisin duke zëvendësuar qeset plastike me çanta ekologjike. Ata shpërndanë disa nga këto çanta të pikturuara me duar me dhe mesazhe të ndryshme.
Më tepër
Përshtypjet e një çifti amerikan pasi vizituan Tiranën
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Një çift amerikan vizitoi Tiranën në prill për herë të parë. Ata nuk dinin asgjë për vendin tonë deri përpara kësaj vizite. Pyetjet e tyre ishin kaq të ndryshme sa nga politika sa nga historia e vendit tonë. "Nuk e prisnim që Tirana të ishte kaq moderne dhe plot jetë. Na pëlqyen shumë ndërtesat e pikturuara në Tiranë; ishte kaq bukur të shihje familjet në parqet e Tiranë. Ne nuk dinim shumë për Shqipërinë, por Tirana na dha një dëshirë për të vizituar përsëri këtë vend të mrekullueshëm dhe për të zbuluar më shumë. Ne do kthehemi patjetër në Tiranë, Shqipëri ", thanë ata.


Më tepër
Natën, Ma! Shfaqja dramatike 'Pulitzer', në teatrin Metropol
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
'Naten Mà', një shfaqje dramatike që do ju mbajë të gozhduar nga fillimi në fund, pati premierën e saj më 20 prill në Teatrin Metropol dhe do të vazhdojë dhe në muajin Maj. Një dramë botërore, fituese e Çmimit Pulitzer me titullin origjinal ‘Night, mother!’, e shkruar nga amerikania Marsha Norman, vjen në regjinë e aktores dhe regjisores Ema Andrea, një produksion ekskluziv dhe premierë absolute e teatrit Metropol. Një aktrim i shkëlqyer i aktores kosovare, Ilire Vinca, fituese e një sërë çmimeve ndërkombëtare - në rolin e nënës - dhe ai i aktores së re të talentuar, Egla Ceno në rolin e vajzës.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Prill
  • Andrra n'Tren III-Dita Ndërkombëtare e Xhazit
  • Olimpiada e Start up në Tiranë
  • FuckUp Nights Tirana Vol III
  • Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore-Edicioni III
  • Edicioni i 2-të i Panarit Mesdhetar i Turizmit 2018
  • Opereta 'Lakuriqi i natës' tek Pallati i Kongreseve
  • Drama ‘Natën ma’ tek Teatri Metropol
  • Ballo Vieneze në Pallatin e Kongreseve
  • ‘Nderi i Kombit’ tek Teatri Eksperiemental
  • Festivali Ballkanik i Muzikës Xhaz
Më tepër
Eventet e pritshme në Maj
  • Koncert në sheshin Skënderbej, 1 Maj

  • Festivali “Different Trains”

  • Festivali Colour Day Shqiperi 2018

  • FirstWave edicioni i 4-t Open Air

  • Festivali 'Ditë netët e librit'

  • “Presidentet’’ tek Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli"

  • “Frankeshtain” tek Teatri Kombëtar

  • CrossCountry 2018 – Raundi III

  • Konferenca Open Source Albania

  • Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit "Shqiperia 2018"

  • Skënderbeu-Ekspozita e fëmijëve te Muzeu Kombëtar

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Partnerët tanë: color-link-48.png
Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat