GAZETA MUJORE E TIRANËS - Nr.16

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

‘VisitTirana’ nominohet për çmimet e 'Emerging Europe'
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Visit Tirana është nominuar nga Emerging Europe për Çmimin 'Fushata më e mirë e Vitit për Turizmin', mes 10 kandidatëve më të mirë të vendeve anëtare. Çmimet prestigjoze ndahen më 22 qershor në Londër. Visit Tirana konkuron me Visit Ljubjana, Visit Talin, Visit Sarajevo, I feel Slovenia; Live Riga, Bratislava Tourism Bord etc. Emerging Europe është një organizatë me seli në Londër, një “Think Tank” i angazhuar për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik te 23 vendeve në Europën Lindore dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rajonin dhe vendin tonë. Pjesë e këtij grupi është dhe Shqipëria.

Më tepër
Lonely Planet: Tirana-qyteti që duhet vizituar në 2018
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Lonely Planet, ndër guidat më të njohura në botë për udhëtimet ka listuar Tiranën, mes 10 qyteteve Europiane për t’u vizituar në vitin 2018. Transformimi që ka pësuar Tirana vitet e fundit ka bërë të mundur që Europianët të kthejnë kokën nga kryeqyeti i Shqipërisë. Vizitorët mund të shohin ndërtesat shumëngjyrëshe, të provojnë ushqimin e shijshëm dhe të lirë, si dhe të argëtohen, si vendasit, në zonën e famshme të Bllokut. Artikulli i Lonely Planet shërben si një pikë reference për gjithë rekomandimet e mediave botërore lidhur me turizmin.

Më tepër
20 gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Për të huajt që e vizitojnë vendin tonë për herë të parë ne përgatitëm disa sugjerime, të cilat u pëlqyen dhe u ndanë nga dhjetra portale të huaja për turizmin. Në artikullin "20 gjëra që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri" ne renditëm disa elemente të karakterit të shqiptarëve dhe mënyrës se si ata sillen me njëri tjetrin dhe turistin. Sugjerimi kryesor është që turistët të lexojnë dicka për Shqipërinë dhe shqiptarët para se të vijnë këtu, ndoshta edhe dy tre fjalë përshëndetëse dhe falenderuese. Lexoni më tej artikullin tonë

Më tepër
Hapet Teatri Veror i Tiranës, më i bukur se kurrë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tirana ka tashmë një skenë gjigande të restauruar të koncerteve dhe eventeve në hapësirë. Bëhet fjalë për Afmiteatrin e Liqenit, i cili iu nënshtrua një restaurimi të plotë dhe u përurua në mbrëmjen e 30 Majit në një atmosferë fantastike. Pas një punë të madhe në kohë rekord, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë Tiranë së bashku me bashkëpuntorë privatë e restauruan dhe i kthyen gjallërinë dhe atmosferë kësaj zone të “braktisur”. Eventet e para nisën dhe të tjera janë prenotuar gjatë gjithë verës për të kënaqur qytetarët.


Më tepër
Prezantohet projekti për rijetëzimin e Piramidës
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Piramida e Tiranës është një objekt famëkeq i lidhur më të shkuarën. Por nuk do të jetë më kështu. Në 16 Maj u prezantua projekti se si do të transformohet Piramida, nga një objekt i kohës së komunizmit, në një qendër multifunksionale për të rinjtë. Ky është një projekt mjaft ambicioz dhe që i mungonte Tiranës dhe Piramida tani do të jetë akoma më e frekuentuar seç ishte më parë. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset e reja startup, por edhe për argëtimin e të rinjve.

Më tepër
Akulloret më të mira në Tiranë, ku mund t'i gjeni?
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Për të gjithë ju që e dashuroni këtë “ëmbëlsirë të ngrirë” ne do t’ju sugjerojmë disa vende ku do të shijoni akullore të mira. Sigurisht në Tiranë ka plot vende ku shërbehet akullore, madje në stinën e verës edhe në bare mund të gjesh akullore por jo domosdoshmërisht të freskëta e të shijshme. Dikur në Shqipëri akullohet bëheshin vetëm me qumësht, ndërsa sot larmia e shijeve nuk ka limit. Dhe jo vetëm shijet që ndryshojnë por dhe servirja po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse dhe konkuruese.

Më tepër
Një ditë me ngjyra, në Tiranën shumëngjyrëshe
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Për herë të parë u mbajt në Tiranë, Color Day Festival, një event i jashtëzakonshëm, kryesisht për të rinjtë, baza e të cilit ishin ngjyrat dhe muzika. Eventi e ka origjinën nga Greqia, ndërkohë që për herë të parë disa organizata shqiptare blenë të drejtën për organizimin e këtij festivali në Shqipëri. Festivali nisi në 12 maj, në mesdite dhe vazhdoi deri në mesnatë. Për 12 orë performuan DJ të ndryshëm dhe këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

Më tepër
Business Insider: Tirana mes qyteteve më “cool” të Europës
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tirana rekomandohet në listën e 19 qyteteve më të mira Europiane për pushimet e verës 2018 nga prestigjozja Business Insider. Artikulli mes të tjerash thotë: "Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura në krahasim me vendet e tjera që ndodhen në Europë, por ia vlen të vizitohet për disa fundjava të gjata. Tirana ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është një qytet fantastik me shumë kulturë, argëtim dhe një qëndër interesante politike.

Më tepër
Një Europë e vogël në zemër të Tiranës
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Dita e Europës u festua në mënyrë unike në Tiranë. Pavarësisht shiut, Sheshi Skenderbej u kthye në një Europë të vogël, ku gjithkush mund të shihte flamujt e vendeve anëtarë të varura në godinat qeveritare por dhe në gjithë mjedisin përreth Sheshit Skenderbej. Fshati BE- titullohej ky aktivitet i organizuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në kuadër të javës Europiane. Përfaqësues të vendeve anëtare morën pjesë në ceremonin e hapjes së parkut. Në fakt nuk ishte dita e Europës, por java e Europës, pasi pati aktivitete të shumta në gjithë vendin.


Më tepër
Linjë e re hekurudhore Tiranë-Aeroport
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Një lajm i mirë për shqiptarët dhe të huajt është fillim i ndërtimit të linjës së re hekurudhore Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Z. Damian Gjiknuri, ku sipas tij pas më shumë se 30 vitesh ky është investimi i parë serioz në rrjetin e hekurudhave nga BE. Bashkimi Europian, BERZH dhe partnerët do të financojnë 35.5 milionë euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë-Durrës si dhe për ndërtimin e linjës së re. Sistemi hekurudhor po rivitalizohet.

Më tepër
Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Një ekspozitë e rallë e titulluar “Urtësi e pashuar” u mbajt për 15 ditë në zemër të Tiranës, në vilën e Enver Hoxha. Veçantia e kësaj ekspozite ishin objektet e shfaqura, ku më të njohurit janë pa dyshim “Kodikët e Beratit”, të cilët janë janë pjesë e Kujtesës së Botës. Trashëgimia kulturore, shpirtërore të 14 shekujve, përmes librave të shenjtë dhe dorëshkrimve, të cilat ishin ruajtur në Arkivat Qendror të Shtetit mjeshtërisht. Ekspozita pati mbi 20 mijë vizitorë.

Më tepër
Historia e godinës së Teatrit të Kukullave
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Për ata që nuk e dinë, ndërtesa e parë e parlamentit shqiptar është pikërisht Teatri i Kukullave që kemi sot. Ndonëse ende e parestauruar,- kjo godinë mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Teatri i kukullave u dizenjua dhe nisi të ndërtohej nga austriakët dhe përfundoi në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Ajo ka qenë selia e parlamentit të parë shqiptar në vitet 1925-1944.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Maj
  • Koncert në sheshin Skënderbej, 1 Maj
  • Festivali “Different Trains”
  • Festivali Colour Day Shqiperi 2018
  • • Skënderbeu-Ekspozita e fëmijëve te Muzeu Kombëtar
  • “Presidentet’’ tek Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli"
  • Frankeshtain” tek Teatri Kombëtar
  • Drama ‘Natën ma’ tek Teatri Metropol
  • Ballo Vieneze në Pallatin e Kongreseve
  • ‘Nderi i Kombit’ tek Teatri Eksperiemental
  • Festivali Ballkanik i Muzikës Xhaz
Më tepër
Eventet e pritshme në Qershor
  • Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

  • Vespa Parade Tirana 2018

  • Ermal Meta koncert in Tiranë

  • Rita Ora koncert në Tiranë

  • Baleti 'Liqeni i Mjellmave' tek Pallati i Kongreseve

  • 'Në Konak' Ansambli Folkorik Tirana

  • CrossCountry 2018 – Raundi III

  • Konferenca Open Source Albania

  • Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit "Shqiperia 2018"

  • Skënderbeu-Ekspozita e fëmijëve te Muzeu Kombëtar

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Partnerët tanë: color-link-48.png
Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat