GAZETA MUJORE E TIRANËS - Nr. 18

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Jeni në gusht në Tiranë dhe nuk dini çfarë të bëni? Pa problem sepse ne do t’ju ndihmojmë me sugjerimet tona se si ta shijoni Tiranën në gusht. Gushti nuk është aq i nxehtë në krahasim me korrikun. Sidoqoftë, ky është muaji kur Tirana është pothuajse bosh, pasi shumica e qytetarëve janë me pushimet në plazh. Gushti është muaji i aktiviteteve në hapësira të hapura. Shumë koncerte janë planifikuar në gusht në sheshin Skënderbej dhe në amfiteatrin e Liqenit.

Më tepër
Cilat janë pishinat më të mira në Tiranë
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Nëse jeni duke kërkuar një vend për t’i shpëtuar vapës në Tiranë, apo dhe për një fundjavë argëtuese me miqtë në verë, në Tiranë gjenden plot vende të tilla. Pishina familjare, pishina me pamje apo pishina luksoze cilado të jetë zgjedhja juaj ne po ju rendisim disa nga këto pishina. Pishinat që ne sugjerojmë: Kompleksi i Pishinave Tagan, Select Hill Resort, Teater Park Kame, Chateau Rexhekri, National Sport Park, Aqua Park etj.

Më tepër
Laboratori Hidrologjik kthehet në teatër modern në Tiranë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Një teatër i ri i shtohet Tiranës, inagurimi i së cilit u bë në mbrëmjen e 2 Korrikut. Godina e re quhet Turbina, (ArTurbina). Dikur ka shërbyer si Laboratori Hidrologjik gjatë viteve të komunizmit, ku bëheshin teste për hidrocentralet. Pas rënies së komunizmit kjo godinë degradoi duke u kthyer në një “kazan mbeturinash”, edhe pse ndodhej në zonën më të frekuentuar të qytetit, në rrugën që të çon në Parkun e Madh të Liqenit Artficial, pikërisht përballë gjimnazit Petro Nini Luarasi. Teatri i ri i Turbinës ka dy skena: një skenë më 400 vende dhe një tjetër me 150 vende.

Më tepër
Ku të gjeni picat më të mira në Tiranë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
E dimë që picave nuk i reziston dot askush sidomos kur janë të bëra siç duhet. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se ku të provoni picat më të mira në Tiranë.Restorant Era për shumë prej jush mund të jetë e njohur për gatimet tradicionale, por ERA shërben dhe picat me shije fantastike dhe të pjekura siç duhet. Pepper Pizza & Cocktail është një nga ato vendet prefekte ku edhe të hahet një picë e mirë por edhe të pihet një koktej. Nëse ndodheni pranë Pazarit të Ri, nuk duhet të largoheni pa provuar picat e Season Restorant. Pica më e preferuar është pica me tartuf, sigurisht edhe pica season, specialiteti i tyre.


Më tepër
Tirana tashmë do të ketë festën e fërgesës
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Tirana është një vend interesant sa i përket kulinarisë. Ka restorante që ofrojnë gatime tradicionale dhe një kuzhinë të pasur mesdhetare. Sigurisht që të huajt janë të interesuar të provojnë kulinarinë tradicionale dhe janë gjithmonë në kërkim të gatimeve autentike shqiptare. Gatimi i njohur i Tiranës është fërgesa e Tiranës, ku ne rekomandojmë që të gjithë ata që vizitojnë Tiranën duhet ta provojnë. Fërgësa Tironse tashmë do ketë një ditë të kushtuar këtij gatimi të shijshëm.

Më tepër
Kalaja e Tiranës shumë shpejt e vizitueshme për të gjithë
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Shumë prej kalimtarëve të pedonales Murat Toptani, qoftë shqiptarë apo të huaj kanë qenë kurioz të shohin kalanë e Tiranës nga brenda. Për pak javë Kalaja e Tiranës do të hapi dyert për të gjithë vizitorët. Ky është lajmi i mirë i dhënë nga kryetari i bashkisë, Z. Veliaj, ku pas sheshit “Skënderbej” dhe “Pazarit të Ri”, Tirana do të ketë një tjetër hapësirë pedonale. “Çarshia” e kalës do të jetë xhevairi më i ri i shtuar Tiranë. Një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen.

Më tepër
Ekspozitë e rralë në Tiranë "Shqipëria e viteve 81-91"
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Jeta në Shqipëri gjatë viteve 81-91 ka qenë tej çdo imagjinate. Ndoshta këto ishin vitet më të zeza për gati një shekull në jetën e shqiptarëve, momente kur vendi ynë ishte në shkatërrim total, në një varfëri të thellë, në anarki e kaosin që solli rënia e regjimit komunist dhe fillimi i rrugës së gjatë të tranzicionit. Të gjitha këto momente dramatike janë sjellë përmes 100 fotove të fotografit Michel Setboun. Ekspozita e tij me fotot e Shqipërisë: “Fundi... Fillimi vitet 1981-1991” u hap në 6 Korrik në Qendrën COD në hollin e Kryeministrisë.

Më tepër
MEMO, historitë e viktimave të komunizmit marrin zë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit, prandaj skemi paqe. Kjo thenie e Nënë Terezës, shenjtores shqiptare shoqëron një lëvizje shqiptare të titulluar Memo, qëllimi i së cilës është të hapë një dialog konstruktiv mbi të kaluarën komuniste të vendit.MeMo është një iniciativë nga një grup artistësh shqiptare dhe intelektualë që tregojnë historitë e verteta të të mbijetuarve të komunizmit. Janë dëshmi të gjalla, dokumente autentike dhe kujtime të personave që kanë vuajtur në komunizëm, të cilave u jepet një zë nga personalitete të ndryshme.

Më tepër
Sarajet e Toptanasve- një vlerë arkitekturore e Tiranës
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Interesi i vizitorëve të huaj vazhdon të jetë i madh për ndërtesat e vjetra të periudhës së Mbretit Zog dhe komunizmit. Një nga monumentet e kulturës në Tiranë janë dhe Sarajet e Toptanasve. Vizitorët shqiptarë dhe të huaj janë gjithmonë kurioz për t’i parë nga brenda dhe për të mësuar më shumë. Sarajet ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në kontrast me pallatet shumëkatëshe. Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat shtëpi feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.


Më tepër
Nostalgjikët e Stacionit të Trenit mund të vizitojnë 'Lokomotivën"
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Për të gjithë nostalgjikët e stacionit të trenit në Tiranë, do të mund të vizitojnë instalcionin “Lokomotiva”. Instalacioni më i ri dhe interesant në Tiranë ndodhet te Bulevardi i Ri, ose ish-stacioni i Trenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se shpejt qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik. Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Korrik
  • Netët e Kinemasë Italiane te Reja
  • Balet Sprint - The Greatest Showman
  • 'Konferenca 'World Youth Skills'
  • Eleni Foureira koncert në Tiranë
  • Daddy Yankee koncert në Tiranë
  • DokuFest në Tiranë
Më tepër
Eventet e pritshme në Gusht
  • Bonbon Festival Tirana 2018

  • Koncerti 'Forca e Shqipërisë'

  • Banda ‘Chk Chk Chk’ te Sheshi Skenderbej

  • Artizanët Kreativ te Pazari i Ri

  • Stand up paddle te Liqeni i Farkes

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Partnerët tanë: color-link-48.png
Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat