GAZETA MUJORE E TIRANËS - Nr. 19

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Turizmi shëndetësor në Shqipëri në rritje
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Nuk është më çudi të dëgjosh që shumë të huaj, kryesisht Italianë vijnë në Tiranë, Shqipëri për të marrë shërbime dentare dhe kirurgji estetike. Stastikat e fundit tregojnë se çdo vit më shumë se 1500 pacientë të huaj nga vendet e BE-së (Italia, Franca, Belgjika, Kroacia, Rumania, etj) vijnë e qëndrojnë 7-12 ditë në Shqipëri për të marrë këto shërbime. Shumë prej guidave turistike që operojnë në Shqipëri ofrojnë paketa të turizmit dentar dhe turizmit shëndetësor, ku përvecse shërbimeve shëndetësorë vizitojnë dhe vende të Shqipërisë.

Më tepër
Një copëz Kine në Tiranë, së shpejti te Liqeni
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Parku i Madh është vërtet një qendër relaksi në Tiranën metropolitan dhe ka mjaft qoshka ku mund të qetësoheni. Një tjetër atraksion i shtohet Parkut të Madh, ku do të ndërtohet një kënd reakreativ si “vendpushim me stil aziatik”. Agjencia e Parqeve të Bashkisë Tiranë ka lajmëruar në Facebook se shumë shpejt përfundon ndërtimi i këtij vendi relaksues. Ky është një projekt midis Ambasadëz Kineze dhe Bashkisë në shenjë miqësie me Kinën. Parku i madh i Liqenit në Tiranë ka pësuar një transformim të vazhdueshëm që nga viti 2016.

Më tepër
Zonat e Tiranës, siç njihen nga vendasit
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Ndoshta të huajt nuk i kuptojnë kur vendasit flasin 'takohemi tek ky vend'. Të huajt me harta në duar mund të mendohen gjithë ditën se ku bie psh Selvija, dhe nuk e gjejne dot, pasi nuk është në hartë. Jo vetëm ata që kanë lindur në Tiranë por edhe ata që kanë ardhur pas viteve në 90 dhe kanë disa vite që jetojnë në kryeqytet, i njohin këto zona dhe i përdorin në takimet e tyre. Shqiptarët me njëri tjetrin lënë takime në këto zona që lidhen me objekte të njohura dhe jo me emrat e rrugëve. Ne po ju sjellim disa nga këto emra zonash që i dinë vetëm vendasit.

Më tepër
Historia e Zogut të Zi, lagjes së famshme në Tiranë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar. Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Aktualisht ky rreth-rrotullim është në rikonstruksion edhe pse është ndryshuar disa herë në këto vite. Për ju që pyesni se përse e ka marrë këtë emër, ne po ju tregojmë historinë. Nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi.


Më tepër
Një ditë në kanionet e Tujanit
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tirana është plot me supriza, pasi rrethinat e saj janë ende të panjohura për të gjithë qytetetarët e Tiranës. Pas vitit 2015, me reformën e re territorial, qyteti ka kufi të rinj, ku tashmë përfshihen më shumë fshatra, lugina, male, lëndina, kanione e gryka të mëdha, liqene e lumenj, të cilat nuk janë të gjitha të aksesueshme për qytetarët e Tiranës. Vetëm disa të rinj aventurierë që kanë mundur të udhëtojnë në këto zona, kanë sjellë disa imazhe e foto të tyre. Ne udhëtuam një të dielë drejt Kanioneve të Tujanit dhe ju sjellim përshtypjet tona.

Më tepër
Nata Shkodrane në Tiranë
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Këngët e bukura shkodrane pushtuan Amfiteatrin e Tiranës mbrëmjen e 24 Gushtit. Artistët e mëdhenj të këngës shkodrane Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali erdhën së bashku me artisët e rinj të qytetit, ku sollën një mbrëmje të paharrueshme për qytetarët e Tiranës. Repertori i larmishëm i këngës qytetare Shkodrane ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit. Në këtë koncert interpretuan orkestra, grupi i valleve me grupin “Karajfilat e Shkodrës”, nën koreografinë e Aldo Nikës dhe drejtimin artistik të Andi Unazës.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Gusht
  • Netët e Kinemasë Italiane te Reja
  • DokuFest në Tiranë
  • Love Music Park
  • Koncert "Karajfilat e Shkodrës"
  • 'Shpirti Arbëresh në Veshje' ekspozitë në Muzeun Kombëtar
Më tepër
Eventet e pritshme në Shtator
  • Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

  • Festivali i Verës në fshatin Shesh

  • 'Elita 5' koncert në Tiranë

  • Peza N'Fest

  • Ekspozitë nga Flaka Haliti në GKA Tirane

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Partnerët tanë: color-link-48.png
Reklamoni në portalin tonë!

Tel: +355 4 5800419; 0692078553 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat