Gazeta nr. 69, Dhjetor 2022
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com

Krijoni kujtime të reja nën pemën e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ka kaq shumë për të shijuar në Tiranë duke filluar me: Fshatin e Festave, blerjet e dhuratave, patinazhi në qendër dhe shumë të tjera. Kryeqyteti ynë është stolisur me drita shumëngjyreshe në çdo cep. Në këtë artikull duam t’ju tregojmë disa këshilla dhe vende se si mund ta shijoni më shumë këtë muaj në Tiranë.  Si cdo vit, pema ndizet me 6 Dhjetor. Lexo më shumë

Xhubleta, dijeberja, mjeshtëria dhe format e përdorimit, u regjistrua në UNESCO më 30 nëntor 2022 (17.COM) në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente.Xhubleta është një veshje e punuar me dorë e veshur nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Me shume

Panairi i pare i Krishtlindjeve per femijet jetime

Shijoni Shpirtin e Festave duke blerë produktesh nga rreth 50 shitës vendore, me tryeza te dekoruara plot bukuri. Ejani të zbuloni dhurata të veçanta dhe të këndshme për miqtë dhe familjen. 100% e fondeve të mbledhura në tryezat e OSAAB do të përdoren për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për foshnjat e braktisuraì! 

Festivali teatror "Hapat"

Fondi i Teatrit Për të Rinj, iniciativë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpnim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka mbërritur në fazën përfundimtare. 14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond do të finalizohen me pjesëmarrjen në Festivalin Teatror “HAPAT” që do të zhvillohet nga data 30 Nëntor deri më 13 Dhjetor. 

Restorant Veranda ne Tirane, shije dhe finese

Restorant dhe Piceri Veranda është një nga restorantet më të këndshëm në Tiranë i ndodhur në Qendrën Teg. Cdokush mund të gjejë këndin e vet, qoftë një çift i dashuruar; qoftë një drekë a darkë familjare, korporatash apo dhe një grup shoqëror. Ushqim dhe relaks nën tingujt e muzikës.
Më shumë

Pema e Krishtlindjeve me 6 Dhjetor 

Si çdo vit, më 6 Dhjetor ndizet pema e Krishtlindjeve në zemër të Sheshit Skenderbej. Eshte një nga ngjarjet më të bukura, që shoqërohet me shume argëtime në shesh. Këtë vit është dhe Fan Zone, skena ku sportdashësit ndjekin Kampionatin Botëror. Por Tregje Krishtlindjesh dhe atmosfera te bukura do gjeni në Pazar të Ri, Kalanë e Tiranës, etj

Evente te tjera

Postoni fotot tuaja në Instagram me hashtagun #TiranaWinter2023, kjo sepse dimri përfundon në Shkurt 2023. Fotot ripostohen te Visit Tirana. Gjithnje ka fitues.

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.