Gazeta nr. 68, Nëntor 2022
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com

Muaji nëntor është muaji i festave kombëtare, muaji Kuq e Zi. Festa e Çlirimit të Tiranës, Festa e Pavarësisë, Nata e Bardhë etj. Është Muaji i panairit të madh të Librit dhe i fillimit të atmosferës së festave të fundvitit. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku. Qyteti përveç se përjeton vjeshtën e plotë, me ngjyrat tipike nis dhe zbulurohet dhe për festat e vitit të ri. Lexo më shumë

Green Tirana - shembull i një tur operatori që demostron turizmin e qëndrueshëm në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Green Tirana synon të ndihmojë bizneset e tjera të bëhen më të qëndrueshme dhe komunitetet, natyra dhe kultura të lulëzojnë dhe të forcohen. 

Shqipëria drejt Turizmit të qëndrueshëm

Konferenca e parë e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri me përfaqësues të GSTC (Global Sustainable Tourism Council). Konferenca do zhvillohet nga 8-12 Nëntor 2022. "Shqipëria në rrugën e turizmit të qëndrueshëm. Organizuar nga Risi Albania në bashkëpunim me Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit. 

Panairi i madh i Librit, 16-20 Nëntor

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara. Panairi organizohet në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09.00 deri në orën 20.00. Hyrja falas!

Nëntori festiv, një flamur në dritare

28 Nentori është dita e pavarësisë, festa më e rëndësishme e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe në gjithë diasporën shqiptare. Çdo 28 Nëntor është bërë traditë që flamuri kuq e zi shpaloset në dritare e ballkonet e shqiptarëve. Evente festive organizohen në gjithë Shqipërine. 

Fundjavat e vjeshtës në Tiranë

Vjeshta në Tiranë është një stinë e këndshme për shkak të motit të mirë, ku dielli vazhdon të ngrohë gjatë gjithë ditës dhe mëngjeset dhe netët janë të freskëta. Të gjithë ju gëzohen këtyre ditëve, veçanërisht fundjavave ku shumica e njerzëve arratisen nga zhurma e kryeqytetit drejt destinacionave natyrore nëpër rrethinat e Tiranës. Lexo

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.