Gazeta nr. 73, Prill 2023
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com

Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Është koha kur mund të admironi lulëzimin e pemëve te Parku i Madh i Liqenit, te rruga e Kavajës, te Xhamlliku dhe pemët përgjatë lumit Lana.  Me shume

Dita e Verës, festa unike e shqiptarëve

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Quhet "Dita e Verës" edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 mars"). Me shume

“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare

FemFEST është një festival feminist arti dhe kulture i krijuar nga BASH ART. Ky festivali ringjall qëllimin fillestar të 8 Marsit duke bërë thirrje për arritjen e plotë të të drejtave të grave. Çdo vit këpucët e kuqe vendosen si instalacion në zemër të qytetit, duke simbolizuar gratë e vrara nga dhuna në familje. Kete vit protesta u zhvendos në Sheshin Nënë Tereza. Më shume

Festa e Novruzit, historia e kesaj feste ne Shqiperi

Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri.  Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.  Ne kete dite behen vizita te Teqeja e Bektashinjve ne Tirane, qe eshte dhe qendra e Bektashizmit ne bote. 
Më shumë

Evente ne Mars 

KONKURS NE MEDIAT SOCIALE
Postoni fotot tuaja në Instagram me hashtagun #TiranaSpring2023

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.