Gazeta nr. 71, Shkurt 2023
Visit Tirana është portali turistik i kryeqytetit, porta hyrëse për çdo turist. Jemi faqja më e vizituar për turizmin në Tiranë. Bizneset e Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e platformës për më shumë vizibilitet në audiencë të huaj. Për listim biznesi, listim eventesh, reklama dhe sponsorizime na kontaktoni tek contact@visit-tirana.com

Muaji Shkurt është kaq i mirëpritur pas muajit të parë te vitit, që konsiderohet i zymtë dhe i ftohtë. Shkurti është muaji i dashurisë, pasi Festa e Shen Valentinit zbukuron gjithe muajin duke qenë në mes te tij. Vec kësaj mimozat dhe lulet e kumbullës celin duke sjellë me prane pranveren. Tirana zbukurohet dhe për Shën Valentin. Tirana ka dhe përvjetorin si kryeqytet, ndërkohë nisin dhe aktivitetet si Qyteti Europian i Sportit 2023. Me shume

11 Shkurt, Tirana mbush 103 vjet kryeqytet

Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar 1920. Ato ishin kohë të vështira dhe zyrat qeveritare ishin në Durrës. Por Durrësi ishte i pushtuar nga italianet. Kongresi i Lushnjës shqyrtoi si mundësi edhe Vlorën, sepse Vlora ishte dhe kryeqyteti i parë i Shqipërisë pas pavarësisë së vendit nga  Ismail Qemali në 1912.  Por Vlora ishte pak larg nga veriu i vendit. Më pas një tjetër mundësi ishte Shkodra, i cili atëkohë ishte dhe qyteti më i madh i Shqipërisë. Por Shkodra ishte pranë Malit të zi, me të cilin gjithashtu kishim probleme, dhe ishte larg pjesës tjetër të vendit. Atëherë u vendos se nuk kishte zgjidhje më të mirë se Tirana, për nga pozicioni gjeografik që kishte në qendër të vendit. Me shume

Restorant Veranda, nje shije ndryshe ne Tirane

Me nje menu te larmishme te frymezuara nga nena. Tradita familjare e nderthurur plot shije me ate mesdhetare ku aromat te ftojne ti shijosh. Cdo pjate ka vecantine dhe kushdo mund te porosise ato cka preferon, ashtu si supa apo sallata e sherbyer ne tas buke. Me shume

Tirana, kryeqyteti Europian i Sportit 2023

Tirana kete vit eshte kryeqyteti Europian i Sportit 2023. Synimi i këtij titulli është prezantimi i një programi ambicioz aktivitetesh, si dhe përdorimi i sportit si një mjet për të përmirësuar jetesën e fëmijëve, të rinjve, moshën e tretë dhe komunitetet në përgjithësi Më shumë

Evente ne Shkurt

KONKURS NE MEDIAT SOCIALE
Postoni fotot tuaja në Instagram me hashtagun #TiranaWinter2023

Reklamo biznesin tek Visit Tirana! Shiko paketat!

Facebook
Twitter
Website
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Deshironi te ndryshoni preferencat tuaja per kete email?
mund te perditesoni ketu ose te c'rregjistroheni nga kjo liste.