Gazeta mujore e Tiranës Nr. 38
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza

Tirana i rikthehet normalitetit pas Covid19

Pas 2 muaj pandemie, Tirana po i rikthehet normalitetit. Masat e izolimit po lehtësohen, bizneset u hapën, shkollat pjesërisht, ndërsa kufijtë me fqinjët mund të hapen së shpejti. Turizmi dhe jeta kulturore duket se duan kohë të gjallërohen, por ajo që sugjerojmë është që, sapo të lirohet plotësisht lëvizja, të udhëtojmë në Shqipëri dhe të shpëtojmë turizmin tonë. Më shumë

Tur virtual në Muzeumet e Tiranës
Vizitat virtuale në Muzeume, një mundësi për të mos u shkëputur nga arti e kultura

A e menaxhoi Shqipëria siç duhet pandeminë?

Deri më 30 prill, regjistrohen 31 të vdekur dhe mbi 700 të infektuar nga Covid19. Shqipëria konsiderohet që ka marrë masa në kohë rekord për të minimizuar rrezikun. Më shumë

Hotelet janë bizneset kryesore të sektorit turistik që u përballën me humbje të mëdha nga COVID19. Një pjesë e tyre shkurtuan stafet, disa i mbyllën dyert, por ja disa sugjerime si ta përballojnë këtë situatë. Më shumë

Tirana më eco-friendly pas Covid19?

Një studim gjatë Covid19, tregoi se cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm këto dy muaj. Cfarë duhet të bëjmë që të kemi këtë ajër cdo ditë në Tiranë?  Më shumë

Bëji pushimet në Shqipëri, bli shqip!

Për të ndihmuar turizmin e goditur nga Covid19, tur operatorët, organizatat e menaxhimit të destinacioneve, po u bëjnë thirrje shqiptarëve të pushojnë në atdhe dhe të blejnë shqip. Më shumë

Gjithë fotot e pranverës ju ftojmë ti postoni me hashtagun #TiranaSpring2020. Konkursi i hapur deri në 1 Mars- 31 Maj 2020. 
Partnerët tanë
Turizmi nuk bëhet vetëm, por së bashku mund ta bëjmë Tiranën qendër të turizmit rajonal. Për bashkëpunime, reklama, sponsorizime të eventeve tona, na shkruani: contact@visit-tirana.com
Copyright © 2018 "Visit Tirana & DMO ALBANIA", All rights reserved.
www.visit-tirana.com 
Ky produkt i përket DMO Albania (Destination Management Organisation)
Email: contact@visit-tirana.com
Want to change how you receive these emails?
You can update your preferences or unsubscribe from this list.