|
|
GAZETA MUJORE E TIRANËS, DHJETOR 2017
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet
|
|
Viti i Ri, spektakël fishekzjarresh në Tiranë
Viti i Ri në Tiranë u festua me fishekzjarre dhe koncert në Sheshin Skëndërbej. Në orën 12.00 gjithë Tirana u ndez nga atmosfera festive. Bashkia Tiranë ishte kujdesur që të kishte një spektakël të vërtetë fishekzjarresh. Shumica e qytetarëve festuan në shtëpitë e tyre dhe pas mesnate mbushën sheshet dhe baret e natës me muzikë live. Viti i ri në Shqipëri festohet në mënyrë tradicionale. Janë disa tradita që ndoshta ndryshojnë nga shumë vende të tjera të botës dhe na bëjnë unikë. Nëse doni të mësoni disa nga këto tradita, lexoni artikullin tonë:
Më tepër
|
Shpallen 3 fituesit e #TiranaAutumn2017
Visit Tirana shpalli më 15 Dhjetor Çmimet e konkursit #TiranaAutumn2017. Eventi u organizua në një ceremoni festive në mjediset e Hotel Theranda. Gjithsej u ndanë 10 çmime dhe certifikata mirënjohje. Tre ishin fituesit kryesorë: Çmimi I: Endi Bulku, i cili fitoi një natë në Hotel Colosseo. Çmimi II: Arlind Rexhmataj, i cili fitoi një darkë në restorant Umami. Çmimi III: Enea Mustafaraj, i cili fitoi një paktë shërbimesh nga Lotus Wellness & SPA. Ndërkohë kemi lançuar konkursin e radhës #TiranaWinter2018, që do zgjasë deri në fund të Shkurtit.
Më tepër
|
|
Dajti N’ Fest, atje ku i bëhet jehonë maleve
Dita e Maleve nuk mund të festohej më bukur sesa në malin e Dajtit, me këngë e me valle të trojeve të Shqipërisë tonë. Të rinj e të vjetër ishin mbledhur në këtë vend më 10 dhjetor, për t’i bërë jehonë maleve. Zjarret e ndezura në shesh i sillnin njerëzit më pranë skenës dhe panairit ku zhvillohej aktiviteti. Parku i Dajtit i zbardhur nga bora, u mbush me ngjyra akoma më të bukura, pikërisht me veshjet tona tradicionale të punuara nga artizanët e zonave të ndryshme. Gjithashtu u servirën ushqime tradicionale dhe u organizuan shumë lojëra festive.
Më tepër
|
8 Dhjetori, Historia e Ditës së Rinisë në Shqipëri
8 Dhjetori kujtohet çdo vit si Dita e Rinisë në Shqipëri. Kjo ditë kujton studentët që protestuan në fillim të viti 1990 kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Studentët e “Universitetit të Tiranës”, marshuan nëpër rrugët e qytetit për të kërkuar reformën e sistemit politik. Marshimi nisi në 8 Dhjetor 1990, por numri i protestuesve shkoi në 3000 në 11 Dhjetor, duke detyruar parardhësin e Hoxhës, Z. Ramiz Alia të takohej me studentët për të mbyllur trazirat. Ai pranoi të ndiqte hapat për të demokratizuar Shqipërinë.
Më tepër
|
|
Zbuloni 5 restorantet më të mira në Tiranë
Kulinaria shqiptare po fiton reputacion në botë për kuzhinën e saj unike dhe shumë të shijshme. Shumë blogera po shkruajnë artikuj rreth gatimeve tona tradicionale duke vlerësuar shijen karakteristike të kuzhinës sonë si një miks mes kulinarisë shqiptare turke greke dhe italiane. Restorantet më të mira ndodhen në Tiranë. Visit Tirana promovon Tiranën çdo ditë, dhe ne e njohim mirë qytetin tonë, ndaj ne ju sugjerojmë këto 5 restorante si më të mirat në Tiranë.
Më tepër
|
Nata e 12-të e Shekspirit rikthehet në lliri
'Nata e 12' e dramaturgut të famshëm William Shakespeare u shfaq gjatë muajit dhjetor në Sallën e Teatrit Metropol duke thyer rekord shikuesish. Vepra u vu në skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson në bashkëpunim me drejtoren e Teatrit Metropol, Jonida Beqo. Kjo shfaqje ndërthuri në mënyrë të përsosur personazhet shekspiriane me traditën shqiptare, kostumografinë dhe muzikën e bukur popullore. Përfundimi i shfaqjes ishte një dasëm e vërtetë me motive shqiptare.
Më tepër
|
|
The Economist: Asnjë qytet në Europë s'ka ndryshuar aq shumë sa Tirana
Prestigjozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull të veçantë më 15 dhjetor, kryeqytetit të Shqipërisë Tiranë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Artikulli thotë se asnjë qytet në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë se sa Tirana. Sot Tirana është bërë një qytet që ia vlen të vizitohet, thotë The Economist.
Më tepër
|
Artikujt më të lexuar të Visit Tirana në 2017
Portali turistik Visit Tirana është lançuar para një viti online në tre gjuhë: anglisht, shqip e italisht dhe që prej asaj dite numri i vizitorëve në faqe është rritur vazhdimisht. Stafi i Visit Tirana, i përbërë nga gazetarë profesionistë shkruan artikuj interesantë për çdo gjë të re dhe të bukur që ndodh në Tiranë. Ja dhe shkrimet më të lexuara në 2017
Më tepër
|
|
Çfarë ndodhi në Dhjetor
-
Don Kishoti - Shfaqje me kukulla në Teatrin Metropol
-
Don Kishoti - Shfaqje me kukulla në Teatrin Metropol
-
Fundjavat në Cirkun Kombëtar
-
“Mashtrimi” shfaqje në Teatrin Kombëtar
-
Klubi i Leximit në Muzeun Historik Kombëtar
-
‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ nga Grayson Perry në GKA
Më tepër
|
Eventet e pritshme në Janar
-
CrossCountry Individual Mountain Bike Marathon
-
‘Boeing Boeing’ komedi në Teatrin Eksperimental
-
‘Vdiq mbreti, rroftë mbreti’ shfaqje në Teatrin Kombëtar
-
Ekspozita Unë jam Shqiptar tek Muzeu Kombëtar
-
Ekspozita Ndërkombëtare Onufri, edicioni i 23-të
-
Ekspozita "Transition" tek Galeria Kalo
Më tepër
|
|
|
|
|
|
|
|