Tirana Foto Festival 2018 është eventi më i madh i fotografisë, që zhvillohet te Muzeu Historik Kombëtar nga 1-7 Nëntor 2018. Eventi do të shfaqë ekspozita, workshope dhe forume, për të celebruar së bashku artin e fotografisë. Shih programinkëtu
Një festival unik fotografie nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen tuaj. Nëse ju pëlqen fotografia, ju mund të bëheni sponsor
Hapësira është e limituar
Vjeshta tashmë ka ardhur. Nëse keni në plan të vizitoni Tiranën në tetor, ne ju bëjmë disa sugjerime. Moti është i ngrohtë, ndonjëherë me shi, por aktivitetet janë të shumta.
Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn Rrjeti gjigand i Hotel Hilton Garden Inn u përurua mbrëmjen e 26 Gushtit në një atmosferë të këndshme. Hilton Garden Inn është hoteli më i ri dhe luksoz i hapur në Tiranë në një moment të favorshëm për të gjitha bizneset në industrinë e turizmit. Hilton Garden Inn ka më shumë se 62 hotele në Europë. Emri i madh i brandit të hoteleve do ta ndihmojë Tiranën ta ngrejë industrinë e hotelerisë në një nivel më të lartë.
Festa n'Shesh, festivali i verës në fshat Tirana festoi për herë të parë Festivalin e Verës në Ndroq. Evenimenti i organizuar nga Bashkia Tiranë dhe DMO Albania, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Risi Albania tërhoqi pjesëmarrës nga qyteti dhe nga fermerët e zonave përreth. Gjithcka nisi me një panair të pasur me produkte shqiptare të zonës, përfshi rrush, dhe produkte të rrushit, si recel apo komposto, produkte të tjera djathi, vaj ulliri dhe gatime të zonës.
Shpallen fituesit e konkursit #TiranaSummer2018 Visit Tirana shpalli fituesit e konkursit #TiranaSummer2018 më 13 Shtator te Reja. Eventi u organizua nga Manderina Promotions, kompania që menaxhon sajtin "Visit Tirana". Ky është konkursi i shtatë që ne kemi organizuar në dy vite. Nga 1088 foto të postuara, u përzgjodhën 10 fitues. Çmimi i parë u fitua nga Flori Proko e cila fitoi një fluturim me parashutë nga Skysports Albania.
“Balkanika Folk Festival 2018 për herë të parë në Shqipëri Për herë të parë një festival ballkanik folklorik organizohet në Tiranë. Pjesëmarrës janë 12 shtete ballkanike dhe rreth 300 artistë. Ishte fantastike të shihje atmosferën e krijuar në pedonalen Toptani, veçanërisht përballë Teatrit Kombëtar. Çdo delegacion kishte flamurin dhe një tabele me emrin e shtetit. Konkursi u zhvillua në mjediset e Galerise së Arteve për dy ditë rresht.
Më tepër
Udhëtim në Shpellën e Pëllumbasit, Tiranë Një udhëtim fantastik në Shpellën e Pëllumbasit, jo vetëm një vizitë në shpellë por edhe biseda me vendasit. Shpella e Pëllumbasit, ndodhet rreth 25 km larg Tiranës, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Ky thuhet se është një nga vendbabnimet më të hershme në rajonin e Tiranës, që i përkasin periudhës së paleolitit, rreth 30 000-50 000 vite më parë.
Intervistë me diktatorin ‘Enver Hoxha’-dokumentar Një intervistë me diktatorin ishte tematika e një dokumentari të shfaqur në kinema “Millennium”, në 19 Shtator. Dokumentari ishte prodhuar nga një organizatë të rinjsh të quajtur “Rezistenca Qytetare”, me mbështetje finaciare nga Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë. Qëllimi i këtij dokumentari është të rris ndërgjegjësimin tek brezat e rinj për regjimin famëkeq të Enver Hoxhës.