GAZETA MUJORE E TIRANËS, SHKURT 2018

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Koncert në mbështetje të viktimave të dhunës
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Të ndryshëm, por të barabartë. Ky ishte mesazhi i koncertit të bamirësisë në mbështjetje të viktimave të dhunës dhe trafikimit, i zhvilluar më 31 Janar 2018 në mjediset e Qendrës Kulturore të Kishës Ortodokse në Tiranë. Koncerti u organizua nga shoqata “Different but Equal” me seli në Tiranë, e cila strehon dhe ndihmon rehabilitimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit. Ky event u mbështet nga disa biznese, në mes të tyre Manderina Promotions dhe Visit Tirana.

Më tepër
Rekord shfaqjesh e spektatorësh në Tiranë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Me qindra shfaqje teatri, opera dhe baleti janë vendosur në skenat e ndryshme të sallave artistike në Tiranë. Suksesi i këtyre shfaqjeve duket nga numri në rritje i spektatorëve, të cilëve iu është rikthyer dashuria për kulturën dhe artin. Statistikat e INSTAT, thonë se numri i spektatorëve në vitin 2017 ishte 173.594, me një rritje prej 52,6 % krahasuar me 2016”. Rritje ka patur dhe numri i vizitorëve në muze me 60,9 %, ndërsa në kala e monumente numri i vizitorëve ka një rritje prej 18,9 %.

Më tepër
‘Ju flet Tirana’- Historia e Radio Tiranës, 90 vjet nga krijimi i saj
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Shumë prej nesh thjesht e kanë dëgjuar shprehjen “Ju flet Tirana”, ndërsa disa kanë përjetuar me emocion çdo transmetim të Radios së parë në Shqipëri, Radio Tirana. Këtë muaj Radio Tirana festoi 90 vjetorin e krijimit të saj, në prani të dhjetra gazetarëve dhe producentëve të parë që kanë punuar në këto mjedise. “Ju flet Tirana!”– Ishte thirrja që prej vitit 1938 e deri sot e kësaj dite, u flet shqip qytetarëve të këtij vendi, duke na kujtuar se është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri. Ju ftojmë të lexoni historinë e Radio Tiranës.

Më tepër
Tirana feston 98 vjet si kryeqytet i Shqipërisë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar 1920. Ato ishin kohë të vështira dhe zyrat qeveritare ishin në Durrës. Por Durrësi ishte i pushtuar nga italianet. Kongresi i Lushnjës shqyrtoi si mundësi Vlorën dhe Shkodrën, por mundësia më e mirë ishte Tirana, për pozicionin e saj gjeografik në qendër të vendit dhe larg pushtuesve. Ditën kur Qeveria e drejtuar nga Sulejman Delvina mbërriti në Tiranë, u prit ngrohtë nga qytetarët e Tiranës, të cilët u ndjenë krenarë që qyteti i tyre u bë qendra e Shqipërisë.

Më tepër
Si u festua Shën Valentini në Tiranë, atmosfera dhe aktivitetet
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Shën Valentini mezi pritej në Tiranë, por koha me shi bëri që çiftet të festonin në mjedise të mbyllura. Gjithsesi qyteti ishte zbukuruar me zemra dhe tullumbace. Një nga monumentet e reja, që po kthehet në simbolikën e kryeqytetit "I love Tirana" te Parku Rinia, u pikturua këtë muaj me zemrat e Shën Valentinit. Po kështu u zbukurua Kulla e Sahatit dhe mjedise të tjera. Mënyra tradicionale se si e festojnë Shën Valentinin shqiptarët është me shkëmbime dhuratash dhe darkë nëpër restorante. Visit Tirana u sugjeroi çifteve ofertat më të mira të restoranteve në Tiranë që organizuan menu speciale për Shën Valentin.

Më tepër
Kujtohet 20 shkurti, 27 vite nga rënia e komunizmit në Shqipëri
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
20 Shkurti i vitit 1991 është një ditë me simbolikë shumë të veçantë në historinë e shqiptarëve. Ishte dita kur statuja gjigante e diktatorit Enver Hoxha, në zemër të Tiranës u rrëzua nga protesuesit që kishin nisur prej gati një viti revoltën e tyre kundër këtij regjimi. Ky moment konsiderohet si dita e rënia e regjimit të fundit komunist në Europë. Shqipëria kishte mbetur si bastioni i fundit i 'komunizmit' ndërsa në vendet e tjera lindore regjimet e ngjashme ishin rrëzuar. Statuja gjigande e Enver Hoxhës ishte simboli më i urryer për shtypjen 40 vjeçare në Shqipëri. Lexoni historinë e kësaj dite simbolike në historinë e shqiptarëve.

Më tepër
Të rinjtë shqiptarë njihen me komunizmin
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Nëse nuk përballemi me të kaluarën, nuk mund të kemi një të ardhme. Ky ishte mesazhi që iu transmetua studentëve të Universitetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në një event që u zhvillua pikërisht më 20 shkurt, në 27 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit në Tiranë, që konsiderohet simbolika e rënies së komunizmit. Muzeu “Shtëpia me Gjethe” në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane në Tiranë zhvilluan një takim-diskutim me disa studentë të Universitetit të Historisë dhe Filologjisë.

Më tepër
Xhamia e Et’hem Beut mbyllet dy vjet për restaurim
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Një ndër objektet më të vjetra dhe më të njohura në kryeqytet, Xhamia e Et’hem Beut do të mbyllet përkohësisht për restaurim. Lajmi është bërë i ditur nga Myftiu i Tiranës, pas marrëveshjes mes Ministrinë e Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar. Procesi i restaurimit do të nisë zgjasë deri në dy vite. Gjatë kësaj kohe aty nuk do të ketë as shërbesa fetare. Kjo xhami është më e vizituara nga turistët, për shkak të historisë dhe vendodhjes në qendër të Tiranës.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Shkurt
  • Opera ‘Carmen’ tek Pallati i Kongreseve
  • ‘Zhurma qetësie’ ekspozitë në DitArt
  • Medea në Teatrin Eksperimental
  • ‘Shirli Valentina’ tek Teatri Kombëtar
  • ‘Nga sytë e Kllounit’ shfaqje cirku
  • 97 vjetori i Tiranes si kryeqytet
  • Ekspozita - Ruajtja dhe rijetëzimi i Trashëgimisë Kulturore - Tragjasi i Vjetër
  • Tirana dashuron, 14 Shkurt
  • 'Një ëngjëll në katin e 11' tek Teatri Metropol
  • 'Vienna salutes Tirana'
  • Rojat e Taxhit, tek Teatri Kombetar Eksperimental Kujtim Spahivogli
  • OPERA SOUL në Muzeun Historik Kombëtar
Më tepër
Eventet e pritshme në Mars

  • Bonbon Festival Tirana 2018

  • Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Tirana 2018

  • Eventi Muzikor 'Urat e Muzikës Tradicionale' tek Katedralja Ortodokse

  • 'Street Party' 2018 në Ditën e Verës

  • Dita e Verës 2018

  • Food & Drink Festival 2018 Albania

  • Edicioni i pestë i HoReCa Fair Albania

  • Një trëndafil për çdo buzëqeshje

  • 'Hapësira e një ëndrre' – koncert nga Alban Skënderaj

  • Maktbethi në Teatrin Kombëtar

  • 'Gishti' tek Teatri Eksperimental

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat